........

martedì 30 ottobre 2012

IKJA E ARBËRESHËVE




IKJA E ARBËRESHËVE

Në shkëmbinjtë dhe në galerat e drunjta
të veshura me myshk
deti thërrmonte mbrëmjet e përgjakura dhe klithmat
                                                        e pulëbardhave.

Për dy ditë dhe dy net me radhë
nuk pushuan këmbanat,
për dy ditë dhe dy net me radhë
u drodhën nën qiellin e shqetësuar të Arbërit.

Po nën ullinjtë e kërrusur nga dhimbja
qëndronin vetë ata,
të mbështetur në përkrenaret, me mjekrat e parruara,
           ata,
të mbështjellë me avullin e atyre netëve të bukura.

Kalorës të tjerë vinin,
të tjerë zbrisnin nga kuajt
dhe ulnin djepet e mbuluara me pelerinat e bëra
                                              shkrumb në luftra.

Galerat u mbushën.
Arbërit
shpështollën pëlhurat e bardha nga direkët.


Njëzetë trima u përkulën mbi litarët e trashë
dhe tërhoqën spirancat
nga shkëmbinjtë e nënujshëm të tokës së tyre.

O, sa të rënda,
sa të rënda ishin ato spiranca, sikur të ishin pleksur  
                                                                           rrënjët
                                                   e asaj nate të praruar,
sikur të ishin pleksur në hingëllimat e kuajve
që rendnin të trishtuar në bregun e ndarjes! ...

Dhe erërat
i shtyn galerat drejt perëndimit.
Pishtarë të huaj u vinin zjarrin shtëpive dhe ullinjve
                                                                   të tyre.
Të tjera brigje i prisnin,
dhe vite.

Po do të ngriheshin vajzat sa herë vinte pranvera.
Sa herë vinte pranvera,
“O e bukura More”
do këndonin vajzat
dhe do lëshonin si pulëbardha shamitë e tyre mbi ujëra.


1 commento:

  1. Faleminderit Dr DAWN që më ndihmove të kthej të dashurin tim me magjinë tënde të dashurisë, jam shumë i emocionuar që po jetojmë të lumtur së bashku tani me të vërtetë magjia jote e dashurisë është 100% garanci dhe nuk ka efekte anësore. Shikuesit atje, nëse po kaloni probleme në marrëdhënie, ju këshilloj të kontaktoni Dr DAWN për magjinë e tij të dashurisë. Ju siguroj se magjia e tij e dashurisë mund të rregullojë marrëdhënien e prishur dhe problemin e kotësisë sa hap e mbyll sytë. Këtu është emaili i tij i detajeve: dawnacuna314@gmail.com ose WhatsApp: +2349046229159

    RispondiElimina