STUDIM QË NDRIÇON VLERAT E MIRËFILLTA
TË POEZISË SË AGIM MATOS
(Parathënie e librit "Tronditjet shpirtërore
si mesazhe poetike")
TË POEZISË SË AGIM MATOS
(Parathënie e librit "Tronditjet shpirtërore
si mesazhe poetike")
Nga ALUSH AVDULI
T
|
animë me mungesën e
dyshimit guxoj të pohoj se “Tronditjet shpirtërore si mesazhe poetike’’
studim i Anton Nikë Berishës për poezinë e Agim Matos, si i pazakontë rrëshqet
drejt veçimit. Është virtyti i leksikut erudit, estetik e filozofik që
përparon për fanitjen e përhumbur tek ardhmëria. Veças krijuesit e vërtetë nuk
e njohin krahasimin. Të gjithë bashkë ngjajnë me sahatë të paqëllimtë që
gjithkush vështron orën e tij dhe në peshore si dinjitoze dalin pa peshë. Po ku
ta dinë mendjet e paajrosura se në poezi numrat nuk numërojnë, metrat nuk
matin dhe aq më keq lavdërimet në brohorimë nuk lavdërojnë. Po të dritësosh
pak vëmendjen këto i kundron edhe në këtë studim të Anton Nikë Berishës, të
miqësuar tejet me alkiminë e shpirtit poetik të Matos, me humnerat dhe
hapësirat e tij
farfuritëse ku shpërfaqet poezia – pulëbardhë flatëruese,
eterike, si dritë që nuk njeh shuarjen. E çlirët, ndjeshmëri e brishtë kaotike
si copëz përjetësie. Në rënien e tiranisë kërkon plagët e saj. Si përrethësi e
poetizuar në çdo metër katrore është gjerësi e pamatë, tingëlluese, vegimtare
në universalizmin e lirisë. Fundo në misterin e mëvetësisë. Në nivele të
epërme absolute e copëzuar, errësirë e zhvirgjëruar nga vezullimi flakërues,
pllenuese e vazhdimeve. Anije e dehur me aventurën e lundrimit në pabregzim.
Furi e një ligjërimi strukturor, në tronditje, dalldi e ritëm. Risike deri në
vdekjen e së shkuarës. Fjalët gjallërojnë, lëvizin, përthyhen, provokojnë,
manifestojnë në ngritje vibruese nga dëshira për të përfshirë gjithçka.
Në betejë: cilësia kundër sasisë. Edhe
pse e vetmuar si “Shkretëtirë Harrimi’’ arrin të çlirojë një energji magjepse
tejet drithëruese. Demiurg kaq i rrallë si Agim Mato përherë në befasime
spirale e fshehin të padukshmen tek dukshmëria.
Këto ndjesi keni për t’i gjetur edhe më shumë në meditimin e përkorë të
profesor Anton Nikë Berishës, në filologjinë e tij kaq të begatë, që është bërë
njëjtësi me Poetin, për të thënë se një vepër
madhore tani ka mbërritur, ndaj nuk mund të zhbëhet më. Në këtë libërth
është thellësia e një koshience transcendentale në perspektivën e
këndvështrimit ndryshe, që vëzhgon, këlthet e në esencën e vet thadron
vlerat e natyrshme, format e realitetit
narrativ, të vagullta e marramendëse...Larg puritanizmit tradicional, manierave
dhe pozimeve inferiore nga huazimet,
botën e tij diturake ngjyrosur me filozofimin sa të ndjerë e ftillues, e
lavdëron vetëm mrekullia e kënaqësisë estetike.
One of my daughters was diagnosed with cancer 2 years ago and was taken to different hospitals for treatment, but the cancer didn't go away, it made me so mad and upset that I almost lost my mind thinking how am I going to lose my child😢. Until the last, my husband's friend recommended Dr. Ellen, a powerful spiritual doctor in West Africa. I was skeptical at first, but then I was on the verge of losing my daughter, so I contacted Dr. Ellen. He was honest and welcoming so I told him the situation. Dr Ellen helped me and now my daughter is cancer free. I am the happiest mother and I thank God for helping me through Dr. Ellen. I promise him that I will continue to testify to everyone about his good work. Here is Dr. Ellen's contact for those who may need help.
RispondiEliminaWhatsapp: +2349132180420