KOMUNIKIMI
ESTETIK
SI AKT I ZGJEDHJES
SË POEZIVE
(Agim
Mato: “SHKRETËTIRË HARRIMI”, poezi, zgjedhjen dhe parathënien Anton Nikë
Berisha, Shtëpia Botuese “Faik Konica”, Prishtinë 2018)
A thua, a na shëron harrimi?Në fakt, poetët nuk harrojnë.
Kanë kujtesë të fortë. Dhe poezinë e kanë si ilaç për t'i harruar kobet e jetës
personale dhe shoqërore. Vëllimi poetik "Shkretëtirë harrimi" ndahet
në shtatë cikle e që mund të lexohen si shtatë rrathë që sugjerojnë
figurativisht misterin, urtësinë, besimin e fortë në vetvete, intuitën,
kërkimin e vazhdueshëm për të fshehtat e ekzistimit, karshi gjashtë numrave
tjerë që i lexojmë si shenja ankthi e shqetësimesh të përditshme.
1. Poetologjia e librit
Në të vërtetë, këta
shtatë rrathë ciklikë janë shenja poetike të kapërcimit te një rrafsh i epërm,
suprem, kundruall realitetit të përditshmërisë. Kësisoj, përtej kategorizimeve
të tipave të lirikës tradicionale, këto shtatë cikle sugjerojnë një botë të një
rendi më të lartë vlerash të qenësisë së jetës e të ekzistimit.
Cikli i parë "Pagjumësia
e fjalëve" lexohet si Dramë e Krijimit nëpër kohë apo si këngëtim i
Mitit të Frymëzimit; ciklin e dytë "Shpirtësi deti" e lexojmë
si një Monument Poetik për detin, me motive
jonike. Më tutje thurret një lirikë arkeologjike. Ndërkaq cikli i tretë
"Shakullinë dallgëlsh", frymëmarrja poetike ligjërohet si lekturë
nacionale për Atdheun (realiteti i jashtëm si realitet shpirtëror), te i
katërti "Pres të ik nga ky trup" ngërthen biografemat lirike a
njësitë motivore, ideore e tematike të jetës personale (si ndërkëmbim
realitetesh artistike e intime), kurse i pesti "Ujëvarë bardhësie"
tashmë thellohet te vertikalja e qenies sonë, te këndimet antike, mitologjike
dhe historike. Një peizazh modern, figurativ e ekspresiv njëkohësisht, një
respekt ndaj veprës hyjnore të natyrës e rikrijimi i saj me artin e fjalës
poetike, e përshkon ciklin e gjashtë "Valle pulëbardhash", kurse te
cikli i fundit "Bukuri e heshtur", vjen një si kurorë lirike, ndjesia e dashurisë, e cila
këndohet si më e bukura, më e magjishmja, tejhyjnore e mbiqiellore, me
protagonistët që personifikojnë modelet e përsosura, ideale, të lëndës së
kënduar a të subjektit që i drejtohet.
Porse shtatë ditë janë edhe simbolikë e javës, i numrit
magjik e të shenjtë. Asociativisht, poetologjia e këtij libri na sugjeron se
kjo përsosmëri e rrumbullakësuar e sferave të larta të kërkimit, mbështetet në
shtatë shtyllat-cikle të larttheksuara, siç janë: Fjala (poezia, frymëzimi),
Rrethi (ambienti, deti), Atdheu, Vetvetja (biografemat), Historia e Miti,
Natyra, Dashuria.
Vëllimi poetik hapet me vargun "Kur zbrita pas
tridhjetë vjetësh në minierën e braktisur të poezisë", kurse më tutje
ligjëron për "vuajtjet e netëve të vetmuara". Kësisoj, po qe se
shkretëtira është hapësirë e papërshta-tshme për ekzistencë, atëherë aty ka
ndodh dhe një harresë. E, harresa është më e rëndë se vdekja, thuhet diku.
Dhe le t'i lexojmë këto shenja poetike së bashku me numrin pas
tridhjetë vjetësh, që korrespondon me numrin biblik 40 vjet, 40 ditë etj, e që
ndërlidhen me shkretëtirën, si vend i sprovave të vuajtjes dhe i përballimit të
tyre. Porse këtu ka ndodhur një dramë që zgjat disa dekada biblike.
Këto shtatë cikle janë
dhe përkushtim poetik i kërkimit të shpresës dhe të të vërtetës, si udhërrëfyes
të jetës për t’i zgjidhur misteret e vuajtjes, të krijimit e të fatit të
ndërliqshëm jetësor.
2.
Poezia e zgjedhur në aktin e ri krijues
Anton Nikë Berisha
është i njohur qe disa dekada edhe si antologjist dhe përzgjedhës i rreptë i
vlerave poetike. Në këtë mënyrë, një libër i përzgjedhur me poezi, është më
shumë se një vepër letrare, është pikë
referimi e tregues i krijimtarisë së një krijuesi, kohe e letërsie, dhe jo
vetëm një përmbledhje dosido. Janë dhjetëra krijues po ashtu të vlerave të
mirëfillta letrare, veprat e të cilëve Anton Nikë Berisha ua ka bërë
përzgjedhjen poetike. Le t’i quajmë ato edhe si lektyrë jona nacionale e
poezisë, pikërisht me punimet e tipit parathënie, të cilat janë studime të
mirëfillta të asaj krijimtarie, nga njëra anë, dhe një tregues i kontekstit
historiko-letrar e rikrijues i poezisë sonë përgjithësisht.
Duke i kundruar së
brendshmi këto krijime të zgjedhura, le ta themi që akti i tillë i zgjedhjes
është edhe akt krijues, duke pasur parasysh se titujt e librave, të cikleve apo
të ndarjes në cikle, e në jo pak raste ndodh edhe titujt e poezive, bëhen nga
përzgjedhësi A. N. Berisha.
Strukturimi brenda një
libri i krijimeve të zgjedhura, e detyron atë që ta ketë kriter edhe
komunikimin estetik me lexuesit e sotëm, me teoritë letrare, e sidomos me
modelet e krijimit e të receptimit, gjithnjë me një sistem argumentues,
komentues e interpretues të leximit.
Kur José Ortega y
Gasset, filozof dhe eseist spanjoll, e konsideronte poezinë si një algjebër të
lartë të metaforave, kishte parasysh semantikën e pasur e të ndërliqshme që ajo
ia dhuron lexuesit. Nuk është e habitshme, prandaj, pse poeti Agim Mato nga
Saranda, në të tre librat e tij poetikë "Jashtë eklipsit" (2012),
"Fundo" (2012) dhe "Lundrimet..." (2014), qëmton simbolet,
metaforat e figurat tjera të detit dhe të aktit poetik, nga njëra anë, si dhe
kuptimet e pasura që t'i dhuron kjo poezi, nga ana tjetër. Kësisoj, edhe te ky
vëllim bartet biopoezia, e shtresëzuar me mitet, antikitetin, historinë dhe
fëmijërinë... deri te një kozmologji e pasur lirike; më tutje përthellohen
biografemat e vuajtjes (poeti ishte i përndjekur edhe për shkak të poezisë,
edhe për shkak të prejardhjes familjare), shpleksen kujtime, zbërthehen
poetikisht reminishenca historike... deri te një rit i përhershëm në përsëritje
si apokalips kohësh. Te ky vëllim i me poezi të zgjedhura vjen me një botë
poetike më të konsoliduar, më e nuancuar, me poetikën e imazhit, me vënien në
gërshet të mitit poetik mbi gjithësinë dhe botën e misterit e të enigmave,
dashurisë dhe kujtesës ...e deri te një
bibël poetike e vuajtjeve... Dhe, të gjitha këto së bashku, na e dhurojnë
poetikën e detit.
3.
Poezia “I murosuri”, një lexim
Shpesh në këto poezi i
përshkojnë, si një fill i kuq, biografemat lirike a njësitë motivore, ideore e
tematike të jetës personale dhe të vuajtjes. Vuajtja është e shumëfishuar, ajo
ther jo vetëm ekzistencën e tij, por edhe ekzistencën e krijimit artistik. Ai e
ka ndërtuar murin e tij ekzistencial, por edhe murin e tij të krijimit, për shkak
se arti e kryen një funksion të fshehtë, të pahetueshëm, tejet fisnik, atë të
lidhjes me botën, me njerëzit:
Me dhjetra vjet jam rropatur
buzë kumit të harresës,
Urën e Poezisë ndërtoja
Të më lidhte me njerëzit. (poezia “I murosur”)
Poezia “I murosur”, e
sintetizon kaq bukur fatin e krijuesit nëpër dhjetëravjeçarët që po e shkruanin
këtë baladë të mundshme. Tash, ata rrënuesit, nuk enden vetëm natën, por në
pikë të ditës; ata janë hafije e burokratë, kontrollorë e mbikëqyrës të
gjithëfarsojshëm.
Tash këtë baladë
legjenda po e zbriste në realitetin konkret, në legjendën e jetës e në
legjendën e poezisë: i murosuri ishte vetë poeti! Ai ishte dhe ndërtuesi dhe
sakrifikuesi, që fuste brenda artit shpirtin e tij, mu si ata ustallarët e
moçëm të Urës së Artës. Urë që qëndron dhe i sfidon kohët e shekujt... me
amshimin e me dëshmitë e saj. Agim
Matos, edhe historia edhe letërsia gojore, edhe miti edhe legjenda, e
interesojnë për të krijuar rrezatime kuptimore e meditative për të kaluarën
personale e të përbashkët dhe për të sotmen; historia dhe aktualiteti,
mitologjia dhe trashëgimia popullore, janë temat bosht rreth të cilave
ndërthuren dhe shprehin interesimet krijuese përgjithësisht në letërsinë tonë.
Mato arrin ta thurë me
një komunikim të qartë, ku mesazhi dhurohet e, nëse ai është i paqartë, i
stisur nga ndonjë mjegullim metaforik, bëhet për ta zbuluar artin nën velin e
së bukurës estetike.
Nuk është e rastit,
prandaj, përse kjo poezi mban datat e krijimit 1974-2011... si poezi që
SIMBOLIKISHT shënjon dhe rrugën krijuese gjithë mundime deri te ky libër. Tek
shqiptarët flijimi zakonisht lidhet me një urë ose me një kështjellë. Siç
dihej, flijimi bëhej për nder të hyjnive për të fituar simpatinë e tyre, për
lidhjen e botës së përtejme me të gjallët, flijimi bëhej për shpirtin në shenjë
faljeje a kërkese.
Poeti ia del në krye që
mrekullisht ta thurë mbindërtimin e tekstit artistik mbi atë historik a
gojor... Mbiteksti lirik ngërthen dhe paradigmën e tekstit gojor.
I tillë vjen pas 30
vjetësh poeti... vjen “jashtë eklipsit”, a errësimeve që zgjatën së tepërmi.
Gati pafundësisht!
Diçka, megjithatë,
është shembur që të vijë në duar të lexuesve edhe arti poetik, edhe shtegtimi i
gjatë... Frika u shemb, diktatura, u plandos si kështjellë prej letre, vetvetiu
pothuajse... por ato i shembi vuajtja që kap përmasa tejkohësh, si një vuajtje
përtej jetës!
Si një ringjallje
shpirti!
Te e fundit, a nuk e ka
këtë përmasë të së madhërishmes shpirti shqiptar që ringjallet, si një
Konstantin shqiptar a si një Jezus i vuajtjeve biblike të besimit?!
E pra, besimi nuk u
shemb, besimi njerëzor si entitet i qenies.
Kësisoj, të duket sikur
poezitë, të ardhura pas 30 vjetësh, thuren nga një strategji e posaçme
kundrim-reflektimi i të madhërishmes që ringjall shpirtin e poetit. Thuren si
poetikë e kujtesës e ku bartës i këtij narracion-lirizmi, është vetë folësi
lirik, si ideografi poetike e autorit-krijues.
4.
Memoria poetike
Poeti zë e pozicionohet
nga katakombet e kësaj kujtese, që spërndritet nga shpirti krijues. Kujtesa për
kohët që u jetuan, duhet të ketë qenë e fortë për krijuesin që u sprovua e u
përbirua nëpër ato ngushtica kohësh, për ta skalitur atë në trajtën më të lartë
e më të bukur të thënies, siç është poezia. Kjo kujtesë jeton në ne e brenda
nesh, te secili prej nesh, mbetet thesar i përhershëm, i vazhdueshëm, që shpesh
e shpesh na e ringjall të kaluarën.
Vijnë lirikat , në të
cilat memoria poetike spastrohet nga mbeturinat e kohës, prandaj ajo është
kujtesë e përndritshme e vuajtjeve dhe dhimbjes, e përvojave të hidhura dhe i
të mbijetuarve, i të ringjallurve... Poeti, prandaj, e shkruan, një si “program
poetik” mbi frymëzimin që e vë në ballë të librit, me titullin “Mea culpa”.
Këtë vetërrëfim mëkatnor ai mund ta ligjërojë vetëm nga rrëfyestorja lirike, e
jo nga të tjerat që e profanizojnë të bukurën; se vetëm aty gjendet altari i
shenjtëruar, ku mund t’i dhurohen të fshehtat, mëkatet e pabëra poetike, për të
cilën pagoi shtrenjtë.
Rikthimi nuk është i
lehtë.
Kur poeti shtegton
nëpër brendinë e tij, në kërkim të thelbësores, esenciales (“duke kërkuar arin e fshehur nëpër guva”),
ai udhëton nëpër hapësirat e paprekshme e të shenjta të një tempulli
monumental, (“si kishin rrojtur kaq gjatë
në këtë harrim të pashpirt”), aty ku ai gjen emocionin e zjarrtë dramatik e
të pastër të artit (“duke qëlluar me
gjithë fuqinë magmën e trashë të kohës”), apo gjetjen e të bukurës kudo
përreth (“tërë ai laborator kujtese/ tërë
atë punishte arti që ma mbyllën me forcë/ tërë atë lakimi të shpirtit/...”).
Tashmë te kjo poezi zë
e këndohet deti. Te poeti nuk ka se si të mos hedhë spirancat e tij
metafizike-metaforike e semantike, nëpër këto kika kundrim-frymëzimesh. Jugu
dhe Deti Jon, Saranda dhe Butrinti, nuk mund të zbërthehen poetikisht, në të
gjitha përmasat e thellësive e të lartësive, as në ato të gjerësive; ato kanë
vertikalen që zbret nga lartësitë në thellësitë e pafund të detit dhe antikës,
historisë dhe mitit, kanë dhe horizontalen simbolike, që e thurin golgotën a
kryqëzimin e kohëve, të ekzistencës e të jetës. Kanë dhe përmasën metafizike e
shpirtërore...
Dhe nuk ka se si të mos
ketë edhe atë elementin autobiografik, meqë edhe vetë krijuesi është nga zona
bregdetare. Vetë ky ambient jonik përreth, kështjellat, shpellat, bjeshkët,
bregdeti, njerëzit, peshkatarët, meteorologu plak, kapedani plak, gjahtarët e
peshkut etj janë të atij ambienti. Ato përvoja të fëmijërisë së tij e të jetës
së tij së andejmi, i ka bartur në përvojën e tij poetike.
Aty, te ky bregdet, lindin e krijohen
kujtime që jetojnë amshueshëm, përtej kohëve, krijohen miqësi të pafund, lojëra
të paharrueshme, ngjarje peshkatarësh e marinarësh, aventura fëmijërore për
kërkime, për kureshtje të pafund për
njohjen e botës së detit, peshkimit, botës së faunës dhe florës detare,
toponimisë e emërtimeve tjera bregdetare. Aty spikat një identitet krejt i
veçantë shpirtëror.
Spiralet e kryetemës së detit, lëvizin e
zgjerohen, gjithnjë duke u përtëritur, duke u freskuar e thelluar, duke e
përcjellë MESAZHIN përkatës të kohës, atë mesazh të ringjalljes. Dhe DETI është
ajo shtysa që e vë në lëvizje këtë mesazh të madh të ringjalljeve shqiptare e
jetësore, për ta mbajtur të pashprishur atë frymë autoktonie, atë frymë
përtëritëse etnie e humanizmi, pa as më të voglën urrejtje ndaj të tjerëve.
Së këndejmi, shkon gjithnjë në rritje e në
ngjitje ajo trajektorja e emrave, leksikut etnik autokton, jonik, miteve,
legjendave, kohëve...
5.
Leximi i metaforës sintagmatike
“shkretëtirë
harrimi”
Kur lexojmë metaforën sintagmatike
“Shkretëtirë harrimi”, menjëherë përpara nesh na shfaqet një imazh i hapësirës
së fshirë, pa jetë:
si
kishin rrojtur kaq gjatë në këtë harrim të pashpirt,
kurse poeti është ai që jepet pas
ndjeshmërisë së humbur, diku nëpër katakombet a skenat e moçme, duke gërvishtur
kujtesën, kurse, në vetminë e tij të gjatë, ai ka ngritur një shtatore
spirtuale:
Erdhe
vonë, hyjnia ime. Nga pritja e gjatë
Kaq
herë e modelova shtatoren tënde
Që në
fëmijëri gërvishtja në kujtesë
Skena
primitive
si
skenat e gjuetisë
në
artin prehistorik të shpellave.
Metafora “shkretëtirë harrimi” më tutje
sugjeron lirinë e shprehjes aq të mohuar, nga njëra anë, si dhe domosdoshmërinë
për t’u përqendruar, zhytur e kredhur në thellësitë e qenies, nga ana tjetër.
Idetë e tekstit më tutje na çojnë kah thelbi e fryma e kulturës sonë,
posaçërisht e jugut, me mitet, gjeografinë (detare) historike, trashëgimi-në
tonë materiale shpirtërore; do të thotë,
që, vetëm nëpërmes këtyre elementeve ne e mbajmë mend qenien tonë, vetveten:
Kisha
frika
ta
thosha emrin tënd. Zbrisja në Butrint dhe fshehurazi
dilja
të prisja në portën Skea
nga
patën hyrë dikur ushëtarët homerikë
(...)
Shtrihesha
në qelat nëntokësore të dyzet shenjtorëve,
larg
të tjerëve,
të
lëpija plagët që më shkaktonte pritja jote.
Folësi lirik i drejtohet një vete tjetër,
në veten e dytë. Emocioni, kësisoj, bëhet më personal dhe më krijues, bëhet një
ndjeshmëri krijuese. Është ai kërkimi sistematik për përvojat historike e
jetësore, të njohjes së qenies sonë që nga “skenat primitive”. Subjekti poetik,
kësisoj, të duket se është një folës i përjetshëm: sipas Hajdeger e filozofëve
tjerë, njeriu është qenie-në botë, njeriu është edhe kombi, edhe gjeografia,
edhe shteti, edhe shtatoret, edhe shtresa shoqërore, edhe universi vetë...sepse
i thur raportet me gjithçka në këtë rruzullim. I vetmi që ndërton e krijon
raporte me gjithçka, edhe me historinë. Prandaj ky folës, që shënjon
ideografinë e mileniumeve dhe të kohës sonë (një ndërlidhje e mahnitshme kohësh
e hapësirash që e krijon lirika e Matos); është edhe poeti vetë, që vë dialog
lirik me gjithçka përreth e në thellësi kohës e tejkohësh.
Në këtë bashkëndjesi e dialog me qenien
Tjetër (të vetes së dytë), qenia hapet ndaj tjetrit, rikrijohen energji të
reja, shqiptohen thesaret e shpirtit,
kurse si ideal i një arketipi të tillë, është një udhëtim i magjishëm sa mitik,
aq edhe lirik e gjeo-historik. Ky është edhe një akt i të bërit Një të qenies,
të qenies që e do (ndjeshmëria poetike dhe ndjeshmëria e errosit: “poezinë në një krah/dhe dashurinë në anën
tjetër”. Krijimi nënkupton edhe vazhdimësinë e vet ndër breza, dhe i
konfirmuar ndër breza, për ta mundur harrimin, shkretimin e harrimit. Arti
shprehet me simbole e figura. Poeti dëshiron përtej një simboli a figure: që
krijimi si kulturë e mos-harresës, të shndërrohet në krijim ontologjik, aty ku,
përpos përvetësimit të simboleve të realitetit, ti do ta përvetësosh edhe
realitetin vetë. Krijimin dhe kulturën vetë. Pritja, prandaj, ishte aq e gjatë.
Dhe fuqia e artit qëndron në ripërtëritje e tij, në riinterpretimin poetik të
“gjërave” e të realitetit vetë.
Poeti dëshiron të na ballafaqojë me pyetje
jetike: a do të ketë “kohë të sotme” pa të kaluarën, pa gjeo-historinë, mitin
dhe kujtesën? Pa këta “udhëtarë homerikë”? Krijuesi na bind: secili kërkim
modern, risimtar, i artit, është edhe konfirmon i kësaj tradite e kujtese.
Është çelësi i identitetit tonë autentik; nëse dje (socrealizmi, poezia “Me
librat e mi më qëllonin”, mohoi shumë çka nga e kaluara, në emër të “njeriut të
ri”), a nuk e shndërroi në shkretëtirë harrimi universin e qenies sonë? Edhe
sot: në emër të risive artistike, postmoderne, ideve globaliste, për të hequr
dorë nga e kaluara, për ta shndërruar në hapësirë të bardhë; ndodh i njëjti
fenomen, vetëm se nga “skaji tjetër”.
Poeti ka të drejtë: nuk heq dorë nga e
vetja, nga hapësira e vet.
As nga arti i vet.
Shtator 2018
Nga libri "Në aktin e leximit" Vëllimi X , 2019
One of my daughters was diagnosed with cancer 2 years ago and was taken to different hospitals for treatment, but the cancer didn't go away, it made me so mad and upset that I almost lost my mind thinking how am I going to lose my child😢. Until the last, my husband's friend recommended Dr. Ellen, a powerful spiritual doctor in West Africa. I was skeptical at first, but then I was on the verge of losing my daughter, so I contacted Dr. Ellen. He was honest and welcoming so I told him the situation. Dr Ellen helped me and now my daughter is cancer free. I am the happiest mother and I thank God for helping me through Dr. Ellen. I promise him that I will continue to testify to everyone about his good work. Here is Dr. Ellen's contact for those who may need help.
RispondiEliminaWhatsapp: +2349132180420