KURAJË
Dëgjomë mua (i thashë një ditë atij djali që rrinte
i
hutuar para meje
sepse e kishte lënë e dashura), dikur edhe mua ma thau
ngrica e papritur e ndarjes
bajamen e hershme të dashurisë.
S’ka rëndësi nëse e fejuan me nxit atje larg
apo e tërhoqi magjia e qytetit të madh ku shkoi.
Gjëra të harruara tani.
Vetëm më kujtohet çasti kur më la në duar zemrën
e përgjakur
dhe renda duke sokëllitur dhimbjen.
Më dukej sikur nga anija e bardhë e Mesdheut
më kishte zbritur në një Oqean të Ngrirë Veriu.
Më dukej sikur nuk do ta fitoja kurrë qetësinë,
sikur ajo shkurrja e zezë e dhimbjes,
që sapo kishte mbirë
e më shponte me gjembat e saj, nuk do të shkulej më.
Kaloi një kohë pastaj
dhe mua më pëlqente të jetoja me dhimbjen si me një
plagë që na e ka ënda ta gërvishtim.
Po unë s’mund të rrija gjatë në
strehët e trishtimit
e të shihja se si pikonin ditët e mia,
ndërsa dy hapa më tutje jeta
bubullinte si një ortek
i gëzuar.
Dëgjomë mua, i thashë,
do të çelë përsëri bajamja që ëndërrove
dhe jeta do të të duket
përsëri e bukur.
Nessun commento:
Posta un commento