........

sabato 16 febbraio 2013

Hiri i ditirambeve

















HIRI I DITIRAMBEVE

Liria kishte mërguar nga Franca.
E shoqëronte atë Hygoi  i veshur tebdil
me emrin e një punëtori tipograf
në pasaportën e tij të  rreme.

Kur ulej netëve të Brukselit dhe hartonte “Ndëshkimet”.
ata, që i këndonin ditirambe tiranit që uzurpoi atdheun,
shihnin me llahtari si u digjeshin letrat në duar.

Të nesërmen pyesnin të habitur njëri-tjetrin:
ç’rrufe në të kthjellët
binte para tryezave  të tyre të shkrimit?

Mbyllnin dritaret, errësonin dhomat
dhe nën dritën e një qiriri
nisnin përsëri ditirambet për tiranin
dhe përsëri hiri i letrave si hiri i kufomave
u mbetej në duar.

Ku ta dinin ata se Hygoi në ato çaste
derdhte tërë rrufetë e zemërimit
që shkrepëtinin në ajër drejt Francës?

Limjon, 1979

Nessun commento:

Posta un commento