LEGJIONARËT
Kush e dha i pari lajmin për ekzistencën e një grupi
legjionarësh
ilirë të shpallur të humbur
nga ushtria
eAleksandrit të Madh, Pirros së Epirit
a ndoshta të
vet Skënderbeut? Të dhëna
kontradiktore
qarkullonin për dukjen apo përkatësinë,
ashtu si për disqet
fluturues
me
dëshmitarë okularë, që dëshmojnë para
komisionesh,
të ngritura për ekzistencën e tyre.
Këta
legjionarë, që shfaqeshin
pas një
drite të purpurt, me një pluhur yjesh që shoqëronte
marshimin e
tyre, i shihnin tek ndalonin
për të
pushuar, duke ulur nga supet siluetat e ca
kështjellave ilire gjysmë të rrënuara,
(dëshmitarët
ngatërrojnë format e tyre, duke përmendur
Rozafën, kështjellën e
Kaninës, Beratit,
Shkupit, Ulqinit,
Danjës, Ulpianës, Janinës,
e më shpesh
atë të Krujës), ndeznin në mes një
zjarr të
kaltër ku nuk shquhej
dot së largu në se
flinin apo
vazhdonin seancat e një Kuvendi
Kohërash.
Kur rinisnin
të ngarkonin sërish siluetat e kështjellave
gjysmë të rrënuara
dhe të largoheshin në heshtje, duke u tretur në thellësi
të mbrëmjes,
vraponin kureshtarët
të gjenin të paktën një gjurmë,
një grusht hi nga ai zjarr i çuditshëm,
një mesazh
të lënë qëllimisht, për të vërtetuar se kjo nuk
ishte një trill, porse
një dëshmi e
pakundërshtueshme e ekzistencës
së legjionarëve
dhe ta
përdornin më vonë në debatet e gjata me
skeptikët.
“E
ç’mesazh?” - pyesnin ata, në kafenetë e
mbushura
me tym. “Ç’
duan të na thonë
pas
mijëra vjetësh?” Të ndarë në pro e kundër, duke
debatuar në faqe
interneti, në chat-e, nëpër
forume
portalesh, në E - Mail-e,
duke thirrur
gjithshfarë argumentesh nga të gjitha
disiplinat,
nuk e
kuptonin se, në fund të fundit, ata ishin shndërruar vetë
në legjionarë.
Sarandë,
2011
Nessun commento:
Posta un commento