VALLJA
E OSMAN TAKËS
Turqit
loznin këmbëkryq te sheshi
dhe
papritur nxeheshin e shanin
se një ditë do ta kapnin patjetër,
do
ta varnin te rrapi Osmanin.
Por
ai dukej shpesh pranë avllive
sepse
:s’i vinte mirë të fshihej,
vetëm
plakat shihnin plot me frikë
andej
nga loznin dominonë hafijet.
Për
trupin e tij të bukur
këndonin
kudo si për inat
dhe
fustanellë e tij nëpër muzgje
gjumit
të vajzave u vinte flakë.
Atij
s’i vinte mirë të fshihej
dhe
shpesh i binin në gjurmë,
gjersa
vërtet e kapën hafijet
te
flinte. në gjumë.
Atë
natë ishte rrojtur e larë
dhe
ecte mes ushtarëve i bukur.
Korba,
thoshinin vajzat, do ta varin,
si i qeshet kështu gjithë rrugës?
Dhe
u mblodhën shumë njerëz atë ditë n
ga
brigjet e mbushur me ullinj.
Dhe
rrapi i trishtuar hidhte fletët
në
vend të lotëve të tij.
«Ç’dëshiron,
i thanë, para vdekjes,
para
se buzëqeshja të të jetë nxirë,
ne
edhe lëkurën do të ta marrim
se
ke lëkurë të mirë.»
Djalë
krenar, që për trupin tënd të bukur
anembanë
këndohej në Çamëri,
«lermëni,
the, të hedh një valle,
të
derdh dufin që kam në gji.»
Ç.’qe
ajo valle, Osman, ç’qe
që
turqit për xhind të kujtuan
dhe
litarin asnjëri s’e mori,
asnjërit
is’i bënin duart?
Dhe
u futën në valle atëherë
ç’qenë
shqiptarë te sheshi,
sikur u ngritën papritur
dallgë
të mëdha deti.
Dhe
iu përkul si një urë Osmani
vetëm
popullit të tij
dhe
ndjente mbi gjoks se si hapat
çapiteshin
për në liri.
Nessun commento:
Posta un commento