LETËR NGA AMERIKA POETIT AGIM MATO
XHEMAL HASANI
Isha i bindur, djalosh, se nje ditë do t’i ngrije përseri velat e poezisë, sepse unë e di çfarë bluan ti në atë kokën tënde, teksa baret hera heres i vetëm buzëdetit. Vetëm atëhere ti shkon në tespiqet e poezisë ata margaritarët e vegjël që gjen në rërën e detit Jon. Shetitjet anës detit kanë qenë “arma“ dhe privilegji yt i vetëm në atë kohë, se s’doje t’i trazoje miqtë e tu me ëndrrat e tua kundër rrymës, sepse që kur ishe i ri, edhe njëherë që i këndove me shpirtin tënd rinor Sarandës dhe Jugut të bardhë, ata e hodhën në karton atë libërth të vogël, që unë e ruajta në bibliotekën time gjithë kohën.
Bukur poeti
Agim Mato, miku im …
I lexova
librat e tu më të fundit dhe më duket se jam edhe unë atje në ato mendime dhe
rrjeshta që bëjnë fjalë për të njëjtin qytet ku ne lindëm dhe u rritëm, për të
njëtin det, anëdet dhe funddet, ku ne u zhytëm që të vegjël. Ndryshimi është se
ti i ngatërron aq bukur ndjesitë nga ky ambient, në forma të çuditëshme si në
një kaleidoskop dhe që formojnë poezinë tënde “paksa rrëmujë në dukje“, ndërsa
unë i them thjeshtë, me fjalët e zemrës sime ato që ndjej kur shikoj atë gji,
atë det dhe kur shkoj në Qafën e Botës. Edhe dallgët e detit, duken paksa rrëmujë
po të jesh afër tyre, kur përplasen në muret e bulevardit dhe në shkëmbenjtë
rreth e rrotull, por nga larg, kur sheh fushën e gjerë të detit, ndjehet
harmonia dhe rregulli se si ato ndjekin njera tjetrën dhe në përplasje formojnë
atë zhurmë që është melodia e perjetshme e frymëmarrjes tokë – det. Kështu
ngjet edhe me poezinë tënde.
Ok, poeti Agim
Mato. Jam shumë dakort se të takon “me dhe pa tapi” kujtimi i nënës që e
përmend në një poezi. Të njëjtën gjë përjetoj edhe me kujtimin e nënës sime dhe
më duket se bashkëudhëton me mua në çdo hap të jetës. Kujtoj fshatin ku ajo ka
lindur dhe përlotem, kujtoj Qafën e Botës atje në Konispol dhe prapë përlotem.
Fati dhe koha e vështirë e viteve të luftës së parë botërore e shkulën nga
vendlindja e saj dhe e hodhën në Konispol, ku kaloi rininë. Por me të vajtur
atje, gripi i tmerrshëm i asaj kohe (vitet 1917-1918) i morën nënën, vëllanë
dhe një motër, që prehen në Qafën e Botës. Kësisoj, kjo qafë ka qenë për mua një toponim kozmik, si qafa e gjithë Botës, tej së cilës fillonte një humnerë që të çonte
në hapësirat e pafund të universit. Në verën e vitit 1958 kam qenë me pushime ne Konispol, tek ky fshat i dardhave
dhe bajameve në ca miq tanë. Dhe më takonte të shkonim për ujë në fushën e Vasilikoit. Unë, i hypur mbi
gomar, mbahesha fort
se mos bija në…Qafën e
Botës…që siç thashë, e mendoja si një humnerë kozmike. Ashtu e ke vizatuar edhe ti. Të njëjtin përfytyrim
mbajta për vite e vite me rradhë për atë vend të shenjtë dhe jam inatosur para ca
vitesh të shkuara, kur një gazetar, në raportimet që bënte për ATSH, i
referohesh kësaj Qafe me emërtimin “Mavromat”, siç e quajnë në shtetin matanë. Mbaj mend se vetëm dy ose tre herë në jetë kam
reaguar kaq ashpër për gjëra që s’më pëlqejnë. Nejse.
Poema jote ma
bën më të afërt kohën kur, ndoshta, në të njëjtat vite, kemi bredhur lagjeve të
Konispolit dhe kemi shkuar në vende që ti i përmend me aq dashuri dhe realizëm.
Kjo ka qenë një nga të fshehtat e mia te kahershme dhe të falënderoj që e
perjetësove në vargje Qafën e Botës. Në fëmijërinë tënde, në ndjesitë e tua jam edhe unë.
Në shtatorin që
shkoi, më takoi të kaloja përsëri në Qafën e Botës por kësaj radhe s’kisha më
frikë se bija në humnerë, përkundrazi, një fushë magnetike më tërhiqte drejt vendlindjes
së nënës sime, që është një fshat i bukur me ishuj përkarshi, midis Igumenicës
dhe Pargës. Në atë kohë quhej Volë ose Myrto dhe sot e quajnë Sivota. Ishte një
ëndërr që unë e realizova në të gjallë. I ulur atje në bregun e detit, hodha në
letër gjithë çfarë ndjeva në ato momente. Prekja një botë të ndaluar, të
mohuar, një botë si në ëndërr që ishte
matanë Qafës së Botës. Tani ndjesia ime për të u bë reale dhe unë e “ kaperceva
“ pra, Qafën e Botës…
Nessun commento:
Posta un commento