........

giovedì 11 aprile 2013

Lule që çelni






















LULE QË ÇELNI

Kur ndodh që nxitoj
e s’gjej kohë t’u përshëndes
ndanë udhës ku çelni,
parqeve,
ballkoneve,
saksive,
mos kujtoni se s’ua dëgjoj zilkat që më thërresin,
                                    frymëmarrjen tuaj
                                    që më shtyn
                                                  drejt bukurive.


Nessun commento:

Posta un commento