........

lunedì 15 aprile 2013

Home



HOME

Nga shpellat e akullta të Marsit
dalin qiklopët e verbuar nga Uliksët e tokës.
Ulërijnë, qëllojnë kuturu,
duke vërvitur meteorë të panumërt zemërimi,
andej nga vijnë zërat e qenieve të panjohura.
Shkëmbinjtë i zënë rrugën anijes së tyre kozmike
duke shkelur nënvete dhjetra syresh.

Brigjet e Kashtës së Kumtrit
mbajnë erë leshterikësh
dhe në plazhet e Saturnit
një ëndërr vret veten.

Hëna pengohet në udhëkryq
dhe përtyp lesh yjesh të kripur.

Qiell, hiqe thikën ku vezullojnë yjet në net kasapanash,
tiran me aureolën e rreme të kaltërsisë,
me vërtitjen marramendëse të galaktikave,
me erërat  diellore që përflakin hapësirat
dhe lenë kokallat e supershteteve
në mëshirën e vetëtimave.

Toka, si një varrezë gjigante kozmike
lëshon një duhmë kundërmuese kontinentesh.

Mbi detet e egërsuar të krizës pëlcasin orë e çast tajfunet
                                                                                e çmimeve.
sinjalet “SOS” përshkojnë kaosin.
Shtete me emblema të mëdha,
Titanikë me katartet e rrafshuara
enden pa torua nëpër  mjegull, prapa së cilës i përgjojnë
                                        ajzbergë të frikshëm, të panjohur. 

Nessun commento:

Posta un commento