GJIMNAZI ZBRAZEJ NGA VAJZAT
E BUKURA
Gjimnazi zbrazej nga vajzat e bukura
që i fejonin larg dhe dhëndurët u dërgonin unazat,
orët, vathët si dryna të vegjël për të kyçur në embrion
lirinë e ëndrrave të tyre vajzërore.
Dhëndurët - gjeologë e inxhinjerë me rroga të mira -
fusnin njerëz tek
shokët e klasës të na pyesnin për
qëndrimin.
Sa prej nesh e ndien t’u tronditeshin simpatitë
dhe trishtimi të zinte vend në sytë e tyre të hutuar!
Pas martesës, kur shoqet tona ktheheshin në shtëpitë
prindërore,
mbanin një të kuq
të errët buzësh
për të mbyllur komunikimin
dhe u ngjanin ca fortesave indiferente.
Ndiqnin moda të reja veshjesh,
për të na mbushur mendjen se ishin të lumtura,
sa herë vinin të shoqëruara me dhëndurrët,
të cilëve u
shtoheshin vetëm thinjat.
Po kur vinin me fëmijtë, një mall i kapte befas
në lirinë e tyre të shkurtër
dhe kujtonin çapkënllëqet që u mungonin. Na përshëndesnin
dhe përpiqeshin me
këmbëngulje të mësonin
nëse brenda nesh pluskonte ende një membranë
e
portretit të tyre.
Nessun commento:
Posta un commento