HËNA
Nuk është shtëpia e poetëve Hëna.
Nuk mund të hyjmë këtu.
Sado e praruar të duket,
sado e trëndafiltë nga rrezet e diellit në perëndim,
nuk mund të hyjmë këtu.
Si mund të mbajnë skafandër ëndrrat tona?
Ato edhe në tokë janë kaq të lehta,
kaq të brishta,
po në Hënë si do të
çapiten?
Nessun commento:
Posta un commento