........

domenica 21 aprile 2013

Gjëagjezë






















GJËAGJEZË

Ai s’u afrohet debateve,
nuk rreshtohet me asnjë palë.

Vetëm në mbarim të betejave shfaqet
si ata që plaçkisin kufomat e të vrarëve.

Ai i gëzohet vetëm tymit të oxhakut të vet.

Kur e gjykojnë,
varni tim vëlla, thotë,
se mua më merren mendtë.

Nessun commento:

Posta un commento