........

mercoledì 17 aprile 2013

Ditë gushti në Gjirokastër






















DITË GUSHTI NË GJIROKASTËR 


Provo të shkelësh në kalldrëmin e errët
të Qafës së Pazarit, ku çdo plloçkë
është si një furnelë elektrike,
e ndezur në piskun e vapës.

Kalldrëmet, trotuaret, shkallët,
çatitë, oxhaqet, çesmat, harqet,
stolat, kështjella atje sipër, të gjitha, të gjtha
prej guri të ndezur gëlqeror, janë,
si një kamin përvëlues,
pronë e një dielli të pamëshirshëm.

Një avull i nxehtë drite të vesh sytë
te ky peizazh i humnertë kadarean me një arkitekturë
 abstrakte e të hirtë,
me oxhaqet e heshtur sipër rrasave të çative atje poshtë
si gjymtyrët e dimrit që s’i hyjnë më në punë askujt.

E ndërsa mendon se je mbi korracën e gurtë të një
                                                                      përbindëshi,
ndien lëngun e jetës, të freskët e gjallërues,
brenda komoditetit të odave,
si në një kabinë kozmike
gati për të udhëtuar  në një planet dhe kohë tjetër.

Nessun commento:

Posta un commento