........

venerdì 24 gennaio 2014

Korfuzi

KORFUZI




Nga thellësia e horizontit, në ujrat përbri
zgjatet drejt meje një anëdet i huaj
me ullinjtë,
me plazhet
dhe të fshehtat e tij.

Dhe dëgjohen deri këtu kambanat e kishave
mëngjeseve apo në darkë,
gjer këtu dëgjohet
jeta e fqiut tim të lashtë.

Kur na mbulon një re e vetme
na kujtohet robëria e vetme që na ka mbuluar,
dëshira e vetme për lirinë
dhe traditat.

Baladat dhe mitet
atëhere
ishin si pjalmi i luleve
që era çonte e binte nëpër gryka.

Dhe kur detarët tanë shquajnë në perëndim të diellit
tek dremit matanë një re e harruar,
një re në majën më të lartë,
e dinë se të nesërmen stuhia
djepin e saj do ta lidhë mbi katarte.

Po ja që i shteren energjitë,
zmbrapsen stuhitë
dhe bunaca shtrihet e pafajshme.

Bien sërish këmbanat,
veljerat përhapen në gjire,
peshkatarët hedhin rrjetat përsëri.

 Dëgjohet të përshëndeten në   Mezokanal
dhe t’i thonë njeri tjetrit:
“Si m’u ngryse, fqi?”

Nessun commento:

Posta un commento