TË ECË NË TY
Të ecë në ty, degët e thyera të ditëve
kërcasin me një kujtesë shurdhuese,
dritat e syve të tu janë fenerë të një autoveture
të mbetura ndezur pas një aksidenti,
të ecë në ty, qelqe ëndërrash më shpojnë tejpërtej dhe
unë e humb orientimin.
Të ecë në ty, koha e ka ndalur rrjedhën,
hëna është si një thelë pjepri e pambaruar së ngrëni,
e hedhur në cep të kopështit,
dielli i rrokullisur në ledhin e një mëngjesi të harruar,
yjet e çrregulluar si qershitë e shpërndara nëpër barin
e oborrit.
Të ecë në ty,
është e pamundur
Nessun commento:
Posta un commento