........

lunedì 27 gennaio 2014

I them trishtimit



I THEM TRISHTIMIT

I them trishtimit:
“Mos m’u qas!”

Sa vjet ma mbajte të pushtuar shpirtin, duke zënë  gjithë
hapësirat brenda meje,
si një oktapodh i rritur së tepërmi, që nuk del dot nga
guva ku ka hyrë!

Duhet të ulësh kokën, më thoshnin zyrtarët,
shkallët e shoqërisë s’ke për t’i ngjitur,
fati në jetë të është caktuar qyshse ke lindur.

Isha nxirrosur i tëri. Asgjë nuk më shijonte. Me ca palo
 ngjyra e shihja botën. Për vite e vite isha
i dëbuar nga gëzimet,  me humorin e hidhur në buzë,  
i ngushëlluar vetëm me detin që më shoqëronte!

Të bërë copa copa, trishtim, të nxorra nga vetja, aty 
            përmbi furinë e dallgëve,
si pijanecët që vjellin ushqimin dhe sakaq u lehtësova,  
gërthita duke shprazur mushkritë,  me spazma,
sa që jehona u kthye e më përplasi tek palmat.

U ndjeva një Promete i liruar nga prangat.

Po tani që troket pleqëria, mos mu qas, trishtim!
Nuk e kam më forcën për të të mposhtur,
të hyj në dyluftim me ty.

Jam vetëm njeri,
poet, gjithsesi!
Ç’dreqin  më ka gjetë me perënditë, nuk e di!

26.01.2014

Nessun commento:

Posta un commento