........

domenica 28 ottobre 2012

FUNDO












 

 

 

 

 FUNDO


Në adoleshencë merrnim fundo
dhe rrëshqisnim mbi barin e funddetit
si tufat e peshqve që nxitonin të trëmbura
para trupave tanë. Peshqit shpërndanin
ca cërka drite vezulluese
nga luspat e tyre
dhe  fillonin të na buçisnin veshët
nga të rrahurat e zemrës së madhe të detit.
  
Duk - duk, duk - duk  dëgjohej atje poshtë
gjersa ngjiteshim sërish për të marrë frymë
dhe sërish të zhyteshim
në atë xham të lëngshëm haluçinacionesh,
të gjenim se nga vinte ajo oshëtimë  
brënda mushkrive të pafundme të detit.
  
Hetonim me kureshtje
thellësirat,
dhe ndienim sipër kokave tona
të lundronin hijet
e  barqeve të  anijeve.


Netëve gjumi na zinte sërish në thellësira
duke shëtitur në qytetet e nënujshme
së bashku me delfinët,
që s’e kuptonim
si shndërroheshin para nesh në sirena.

Ato na bënin me shenjë
dhe ne i ndiqnim përmes magjirave të detit,
midis pinave të mëdha sa një bojë njeriu
që hapeshin dhe shihnim të vezullonin
margaritarët brenda tyre
si në pallate të koraltë...

 dhe kur u afroheshim sirenave,
duke mënjanuar meduzat,
dallonim të habitur
fytyrat engjëllore të shoqeve tona.


Nessun commento:

Posta un commento