........

venerdì 12 ottobre 2012

Lars Gustafsson

Lars Gustafsson
Përktheu : Agim Mato




















BANORËT

Ishin disa që banonin në një rrjedhë
uji,
në një nga lumenjtë më të mëdhenj të botës, të gjerë
dhe plot shkëlqim.
Kurrë nuk e braktisën atë vend, nga shihnin
gjithë jetën gjithshka vinte nga veriu e nga jugu:
anijet e rënda, velat e mëdha,
rrjedhën, shtjellat dhe dritën,

Gjithë mallrat që kalonin para syve të tyre,
ngarkesa të mëdha e të panjohura,
rrëshqisnin ngadalë në një qartësi verbuese

Në kalim ato linin një kujtim pa emër
dhe u bënin pak çaste shoqëri me praninë e tyre.

Po, kur pastaj, një erë me kamzhikë të pamëshirshëm
filloi të rrihte ajrin
dhe kur mbërritën  sezone të shkretuar, pa anije në kalim,
ata ende qëndronin aty si të verbër, me sytë e tyre të shqyer.

PAS SHIUT

Qielli i shiut të verës, si një radiografi
ku dritat dhe hijet e mjegullta përzihen.
Pylli i heshtur, as edhe një zog nuk ndihet.
Syri yt si një pikë shiu e rënë nga retë
ka brënda reflekset e botës: dritat dhe hijet e mjegullta.
Dhe papritmas ti e kupton kush je në të vërtetë:
diçka e largët dhe konfuze mes shpirtit dhe reve.
Nga cipa e hollë e një imazhi
thellësia e universit dhe terri i syrit tënd  kanë dalë


IMAZH PËRRALLOR

Kjo ditë e kaltër vjeshte e papërmbajtur
me ajrin si një det i ri i  kristaltë,
dhe në fund të tij pyjet dhe fushat,
të sapo shtyra nga era dhe përmbytura nga drita.
Por në pyllin prej lisash  ku strehohen hijet
dhe gjethet bien si monedha
            askush nuk i prek,
shfaqen atëhere me frerët lëshuar tre kalorës.


Nuk mund tu them dot për ku janë nisur.

 

Nessun commento:

Posta un commento