........

sabato 13 ottobre 2012

Janis Ricos - 3 poezi

Janis Ricos

Përktheu Agim Mato



 








HAJDUTI

Hajdut – me të vërtet, një hajdut dosido, që s’ja varte kush;
gjurmonte
gratë e burrat, pleqtë dhe fëmijtë,  gjethet, dritaret,
llambadhat,
kitarat e vjetra, makinat qepse, degët e thara,
vetveten. Vidhte gjithmonë
një përqëndrim të tyre, një shprehje të tyre, bishtat
që flaknin në udhë,
rrobat e tyre kur xhvisheshin në orën e dashurisë,
mendimet e tyre, 
format e tyre të fshehta, të tyre dhe të tij, dhe me to bënte
tufa të mëdha të çuditëshme lulesh  ose i mbillte në vazo.
Tani
në dyqanin e luleve në qoshe, e shohim prapa xhamave
të spërkatë me një pompë të madhe trëndafilat, lukepatatet
karafilat,
nuk i shiste dhe nuk i dhuronte  - një hajdut i veçantë,
 një princ i rënë nga vakti në serën e tij. Vetëm
            fytyra e tij
e zbehtë, dallohej  midis zambakëve të lartë,
si një kufomë në arkivolin prej qelqi. Megjithatë,
në të ftohtit e dimrit, ky luleshitës me lulet e tij
            pashitura
gjithmonë të le përshtypjen e një pranvere të përjetshme;
            edhe pse më vonë marrim vesh
që të gjitha lulet janë prej letre, të ngjyrosura
me ngjyra të kuqe dhe të verdha - por më së shumti të kuqe -
            në sfumatura të ndryshme.

HAPËSIRA E POETIT

Skrivania e zezë e gdhendur, dy shandanë
            argjendi,
llulla e kuqe. Ulet, pothuajse i padukshëm
            në poltronë,
duke patur gjithmonë prapa shpine dritaren. Pas
            syzeve,
të mëdha e të matura, heton bashkëbiseduesin e tij,
në një dritë të harlisur, i fshehur prapa fjalëve,
historive, gjesteve të tij, të largëta, të paprekshme,
duke tërhequr vëmendjen e të tjerëve me reflektimet e holla
të një guri të çmuar që mban në gisht, dhe gjithmonë
i gatshëm të shijojë  reagimin e shprehjes
kur mëndjelehtët e papjekur njomin buzët e tyre me gjuhë
 nga  admirimi.Dhe ai
dinak, i pangopur, sensual, perfekt,
i pasigurt midis po-së e jo-së, mes dëshirës dhe pendimit,
si një peshore në dorën e Perëndisë shkëlqen i tëri,
ndërsa drita e dritares i ve që  prapa kokës së tij
një aureolë shfajësimi dhe shenjtërie.
"Nëse falja nuk është poezi - mërmërit me vete -
nuk presim mëshirë tjetër, atëherë."


RILINDJE

Prej vitesh askush nuk është kujdesur për kopshtin.
E megjithatë
këtë vit, - në maj, qershor - ka lulëzuar vetvetiu,
ka shpërthyer gjithandej gjer lart kangjellave, - njëmijë
 trëndafilë,
njëmijë  karafilë, njëmijë jargavanë, njëmijë bizele
 kundërmuese -
të purpurta, ngjyrëportokalli, jeshile, të kuqe e të verdha,
ngjyra pafund - krahë - aq shumë sa që gruja doli përsëri
me spërkatësen e saj të vjetër të ujit sërish e bukur,
e qetë, me një bindjepapërcaktuar. Dhe kopshti
e fshehu deri në shpatulla, e përqafoi, e zotëroi të gjithën;
e ngriti pupthi në krahë. Dhe pastaj, tamam në mesditë,
 pamë kopshtin  dhe gruan me spërkatësen të ngjitet në qiell -
dhe ndërsa shihnim lart, disa pika nga spërkatësja
ranë ëmbëlsisht mbi faqe, mbi mjekër, mbi buzë.

Nessun commento:

Posta un commento