........

venerdì 29 marzo 2013

Qyteti i dhive

















QYTETI I DHIVE


Në qytetin e rrallë, tufa me ujq
shetisin sipas marrëveshjes turistike;
aparatet, që shkrepin orë e çast,
mbushen me egzotikën e dhive.

Të mahnitur ujqit admirojnë sheshet,
kecat paqësorë që lodrojnë nëpër parqe:
-  Ju lumtë, dhi, për kaq përparime
arritur në ekonomi e në arte.

Dhitë shoqëruese s’u zenë besë veshëve
që ujqit po u mburrin traditën.
Vërtet po shuhet armiqësi e përjetshme?
Vërtet po çlirohemi nga kompleksi i frikës?

Mikpritëset dhi me takat e larta
dhe me gëzofin elegant, fluror,
s’u lodhën së shëtituri vizitorët,
gjersa i çuan te një grup skulpturor.

Tre heronj, tre keca prej bronxi,
lartohen me poza fitimtari
dhe një ujk, i mundur në mes tyre,
i damkosur, i nxirrë nga zjarri.

Mysafirët vlerësuan frymën liridashëse
zgjuarsinë e brezit të ri të kecave,
dhe përmendën të drejtat, liritë,
në epokën e bashkëjetesës së specieve.

“Duhet ta realizojmë pa dhimbje
vëllazërimin e ujqërve me dhitë,
Të ngremë komisione, që urrejtjen,
ta heqim nga tekstet e historisë.”

Këto tha më i madhi i ujqërve në banket,
të shtruar më së miri,  me karrota e banane,
dhe shtoi me habi: “A s’e shihni dhe vet
se tashmë ne jemi vegjetarianë?!”

                 Sarandë, 2011

Nessun commento:

Posta un commento