GRUA
Ndieja brinjët të më dhimbnin.
Ofshaja ditëve, netëve rrija pa gjumë.
Më vinte zor t’u qahesha mjekëve,
t’u nënshtrohesha laboratorëve.
Ditë e natë. Në një moshë sa perëndia.
Po kur pashë siluhetën tënde
të brishtë, të imët, të dilte
nga brinjët e mia
dhe të fanepsej para meje
duke humbur në mes të turmës,
u vura të të gjeja ty,
në mes të atij rrëmeti
me plagën time të hapur,
gjersa e pikase dhe e qetësove
atë llavë që përvëlonte.
Në një moshë sa perëndia
u bëmë të dy të perëndishëm.
Nessun commento:
Posta un commento