SHKALLUAN DRURËT NGA ERA
Vija nga
e dashura
dhe
ndieja akoma aromën e buzëve të saj
si
aromën e pjeshkës,
dhe
ndieja akoma të prekja supet e saj
të brishta.
që
dukeshin sikur do të më thyheshin në duar.
Nata
varej si një pjergull mbi pullazin e
shtëpisë sime.
Nënës që
doli të më hapte portën
i iku
shamia,
rrahu
krahët rrotull meje
dhe si
një thëllëzë e trembur u struk në drurët
e kopshtit.
S’e di
sa e kërkova midis degëve ku shihja të
lundronte vetëm dritarja e së dashurës sime,
lundronte vetëm dritarja e së dashurës sime,
s’e di
sa kohë kish
nëna që më thoshte:
“«Eja
brenda, bir,
nuk
dëgjon?...
Shkalluan
drurët,
shtëpia u mbush me
mjegull.”Limjon, 1978
Nessun commento:
Posta un commento