ERDHE VONË, HYJNIA IME
Erdhe vonë,
hyjnia ime. Nga pritja e gjatë
kaq herë e
modelova shtatoren tënde.
Që në
fëmijëri, gërvishtja në kujtesë
skena
primitive
si
skenat e gjuetisë
në artin
prehistorik të shpellave.
Kur m’u
forcuan kërcinjtë
fillova të
shkelja këmbëzbathur
si një eremit
nëpër gjiret e fshehta të detit
dhe të prisja
të vije si një Afërditë e ngjizur nga dallgët.
Ishe e fshehur
pas çdo gjallese
që këlthiste
në vijën e largët të horizontit,
pas çdo
sinjali që më jepte një yll që binte,
pas çdo
dritareje që hapej.
Çdo shtjellë
ere
më mbështillej
si përqafimi yt i padukshëm
dhe Ylli
i Jugut
më bënte roje netëve
se mos
shkalloja.
Atëherë, me
një furçë më vunë të zografisja
muret e
zvetënuara të një epoke. Kisha frikë
ta thoshja
emrin tënd. Zbrisja në Butrint dhe fshehurazi,
dilja të të
prisja në portën Skea
nga patën hyrë
dikur udhëtarët homerikë.
Ulesha në
shkallaret e teatrit të lashtë
se mos kapja
rastësish jehonën e zërit tënd
në mes të
ofshamave të tragjedive.
Shtrihesha në
qelat nëntokësore të dyzetë shenjtorëve,
larg të
tjerëve, të lëpija plagët që më shkaktonte pritja jote.
Erdhe vonë,
hyjnia ime dhe m’u desh kaq herë
të të
modeloja, si në një studio ADN-je
dhe m’u desh
kaq herë të urtësoja zjarrminë
që më kapllonte.
Erdhe e
rrethuar me një luzmë drite atëherë kur bëhesha
gati të fikja shpresat,
dhe si një
amazonë e rreptë më ringjalle,
me shoqërueset
e tua të përjetshme:
poezinë në një
krah dhe dashurinë në anën tjetër.
Nessun commento:
Posta un commento