SARANDA
Kam vënë në provë dashurinë për ty
dhe jam mundur nga mungesa jote.
Si ta duroja mallin
që më gërryente si acid?
Vetëm portokalli i dashurisë sate
ndriçonte dhe ngrohte për mua
dhomat e hoteleve të largëta.
Dhe hotelet,
duke këputur ballamarët e rrugëve,
shndërroheshin netëve në anije
për të më sjellë në gjysmëhënën e trupit tënd
të mbështjellë me vellon e bardhë të netëve
jonike,
me jodin dhe parfumin e leshterikëve.
Dëgjoja pulëbardhat të më thërrisnin,
dëgjoja të fshehtat e humbëtirës së largët
detare
të më joshnin për aventura.
Ishuj piratësh, Kolombë Indish të pazbuluara të
fëmijërisë sime!
Varrezë e largësive e fshehur në guvat e nëdetit
si një shishe e vulosur që mban brënda
pergamenin e udhëtimeve që nuk i bëra!
Në netët e vetmuara u zija vendin statujave mbi
muret
antike të
buzedetit, i shastisur
nga rrokullisja e trungjeve të mëdha të
dallgëve,
dhe poterja e elementeve karrikonte tërë qenien
time.
E desha sa s’ka më detin tënd
të thellë e të tejdukshëm
si një qiell i lëngëzuar,
limanin tënd ku ende lëkunden direkët e ëndrrave
të
mia
fëmijërore.
Nuk ishin për mua dhomat e hoteleve të largëta.
Nuk ishin për mua dhomat e hoteleve të largëta.
Z. Mato, a është e mundur të më autografoni librin tuaj?
RispondiEliminaPërshëndetje të përzemërta nga Londra,
Anduela