........

sabato 9 marzo 2013

Përplasem me hijet





















PËRPLASEM ME HIJET

Përplasem me hijet.
Ha goditjet e tyre në errësirë.
Një vorbull e padukëshme ngjarjesh, personazhesh
ngrihet rrotull meje si  sekuencat e përshpejtuara të një
kinemaje
                        bardhë e zi, pa zë. 
Vijnë e ikin me ngut si vrapi i rrëmbyer i hijeve mbi lumë,
shushurijnë si luzmë e shurdhët bletësh. Një masë e zezë
afrohet dhe goditja është e fortë,
e  pamëshirshme.
Nuk e di me ç’ajzberg të frikshëm ngjarjesh jam ndeshur.
Jam në mes të simplegadeve. Dëgjoj zhurmën e mbytur 
nën ujë të shkëmbinjve që po mbyllen për të më kapur në
 rrezen e tyre. Bëj të iki,
të arratisem nga kjo varrezë gjigante e historisë ku kam
      rënë.
Asnjë shkallë drite
për t’u ngjitur lartë, asnjë parmak ku të mbahem.
Dëgjoj të më thërrasin për
ndihmë dhe shkoj kuturu.

Shkel si mbi rrashta dinosaurësh
që shkërrmoqen  duke u rrafshuar
dhe ngelet vetëm hiri i tyre.
Dalloj gjurmët e Dante Aligierit para meje dhe drita
shfaqet  pak e nga pak
si në daljen e një tuneli.

Vorbulla largohet,
dal pa kuptuar jashtë epiqendrës së saj
 dhe atëherë nis të ulërij,
rend me një dëshirë të çmëndur të hyj sërish
tek ajo masë që tretet në hapësirë si një haluçinacion.

2012

Nessun commento:

Posta un commento