........

lunedì 28 dicembre 2015

Rreth i mbyllur i një kohe



RRETH I MBYLLUR I NJË KOHE


Me një kostum të grisur ëndrrash endesha në një gji të
mbyllur deti,
me hirin e zjarreve të shuar në shpirt
dhe bukurinë galaktike që frymonte brenda meje.

Isha  si një guaskë e zbrazur,
e flakur mes guralecëve të yjeve,
një spirancë anijesh e këputur nga zinxhirët isha,
me hekurin e udhëtimeve të ndryshkur.

Asnjë shpresë nuk i rrihte krahët rrotull meje  
të m’i zgjonte ditët me klithma gëzimi.

I mbyllur shpirti.
E mbyllur kënga.
Rrethi i një laku  më shtrëngonte në fyt.
dhe, oh,  me sa kujdes i hidhja këmbët,
të mos shkelja   
aty ku më prisnin greminat.





Nessun commento:

Posta un commento