........

giovedì 17 dicembre 2015

Kur shkruaja i zemëruar

















KUR SHKRUAJA I ZEMËRUAR



I përpirë i tëri isha nga përleshja e elementeve.

Gjithë ankth prisja të dilte mbi kodrën përballë
një hënë e ngarkuar me ëndrrat e fëmijërisë  sime të largët.

Hëna vononte të dilte,
hidhej duke u penguar nëpër bokërimat e qiellit,
atje ku yjet gremiseshin
në mes të grumbullit të reve,
vraponin duke bubullirë
me nga një vetëtimë të ngulur në shpinë
si demat në arena.

Vetëtimat çaheshin brenda meje
dhe ndjeja të më shponte hundët një si erë squfuri që vinte
                    nga hapësirat.

Nessun commento:

Posta un commento