........

martedì 29 dicembre 2015

Përrenjtë



PËRRENJTË


U zgjuan  përrenjtë,
si kecat që hidhen gur e mbi gur, të dehur, të paudhë.
U zgjuan përrenjtë, turbullues, plotë zhurmë,
si lodër këtu,
atje poshtë si lumë.

U zgjuan përrenjtë,
këta djaj të ujët,
të verbër, të shurdhët, përplasen me bujë,
si buajt nëpër udhët.

Gërryejnë dhe asfaltin
ku hasin pengesa
Këtu të hapin gropa, atje bllokojnë puseta.

Sheshet edhe rrugët i ndërruan funksionet,
tani ngjajnë së largu
në depo aluvionesh.

Kur shuhet rrebeshi
përrenjtë zdërhallen,
s’u mbajnë më gjunjët,
dremitin,
lënë vallen.

Ashtu,
të shtrirë,
nuk kanë më identitet;
në vend të infrastrukturës
shfaqet një kënetë.


Nessun commento:

Posta un commento