........

domenica 28 ottobre 2012

AMFORA









  

          

 

 

 

 

AMFORA


Dikur Joni një amforë lashtësie
ma zgjati me duart tërë shkumë
dhe më tha:
                        “Pije kohën
për të qenë i kthjellët si unë.

Dhe në qoftë se të merren këmbët,
në qoftë se turbullohesh në vetëdije,
ti s’mund t’i mbartësh shekujt
siç mbart në shpinë unë anijet.”

Nga qilar’ i thellësive më nxori
amforën e lashtë me leshterikë,
amforën ku rëndonte historia
e zhveshur e tëra nga çdo mit.

Dhe më tha:
                        “Në ujërat e cekta,
ku jetojnë veç peshqit meskinë,
nuk mund të nderen pëlhurat,
nuk mund t’i gatuash stuhitë,


sepse poezia nuk lind ashtu,
vetvetiu, nga shkuma dhe drita,
siç duan të thonë legjendat,
siç lindi Afërdita.


Ta them se poezisë
i pari
unë ia kam prerë kërthizën,
ndanë brigjeve të mia poetët
nga dhimbja e madhe
klithën.”


Dhe ma zgjati amforën sërish
me duart e tij plot shkumë:
“Ti duhet që kohën ta pish,
të bëhesh i kthjellët si unë.”



1 commento:

  1. Faleminderit Dr DAWN që më ndihmove të kthej të dashurin tim me magjinë tënde të dashurisë, jam shumë i emocionuar që po jetojmë të lumtur së bashku tani me të vërtetë magjia jote e dashurisë është 100% garanci dhe nuk ka efekte anësore. Shikuesit atje, nëse po kaloni probleme në marrëdhënie, ju këshilloj të kontaktoni Dr DAWN për magjinë e tij të dashurisë. Ju siguroj se magjia e tij e dashurisë mund të rregullojë marrëdhënien e prishur dhe problemin e kotësisë sa hap e mbyll sytë. Këtu është emaili i tij i detajeve: dawnacuna314@gmail.com ose WhatsApp: +2349046229159

    RispondiElimina