........

giovedì 11 ottobre 2012

Carol Ann Duffy

Carol Ann Duffy
Përktheu: Agim Mato













EKSTAZË

Jam në mendimet e tua gjithë ditën, ashtu ti në të miat.
Zogjtë këndojnë në brëndësi të një peme.
Mbi lutjen e shiut është bluja pakufi,
jo parajsa, që nuk të shpie askund, asnjëherë.
Përse jetët tona largohen nga ne vetë
ndërsa mbetemi këtu, të bllokuar në kohë
në rresht njeri pas tjetrit drejt vdekjes?
Duket se asgjë nuk do të ndryshojë
skemën e ditëve tona, të ndryshojë rimën,
ditën e zisë në asonancë me gëzimin.
Papritur pastaj mbërrin dashuria si një fluturim i shpejtë
 zogjsh nga toka në qiellin e pas shiut. Një puthja e jote,
bën të jehojë si një rresht margaritarësh  këtë zinxhir  fjalësh.
Qiej të  pamasë bashkohen, duke u bërë njësh aty këtu.
Dëshirë dhe pasion në ajrin që mbushet me ndjenjë.

Nessun commento:

Posta un commento