ODE E FËMIJËRISË PËR DETIN
Jemi ende xhindët bredharakë të buzëdetit,
shtangur para magjive
jonike,
të shurdhuar nga thirrjet
në korr të pulëbardhave mbi
kokat tona,
nga shamataja e
cicërimave të spurdhjkëve,
fëmijë bredharakë, të
humbur thellë nëpër të fshehtat e
gjireve të vetmuar,
atje ku pëllumbat e egër
ngrenë foletë e tyre
nëpër të çarat e
shkëmbinjëve gëlqerorë.
Dallgë të shkumbëzuara
lajnë e shplajnë me një
pastërti verbuese
mademet prej mermeri të
brigjeve
dhe zalli zhaurin si një
rrëmet i bardhë vezësh
të lëshuara nga gjallesat
detare,
një masë brilantesh
vezulluese.
Drita fosforeshente e
horizontit
herë herë paralajmëron
stuhitë
dhe shkulmi gërryen
funddetin, duke nxjerrë në breg
bashkë me algat amfora
anijesh të mbytura,
statuja fatndjellëse
detarësh që s’patën fat.
Vetëm në mëngjes, pasi
shkulmet zmbrapsen,
del metereologu plak,
me duart që zbon
pulëbardhat
dhe hipën në shkallën
e drunjtë për te aparatet e tij. Tund kokën e
thinjur dhe
flokët e
tij të gjata
ngjajnë si një erëmatës i
përpiktë.
Dalim edhe ne te
mbeturinat që nxjerr nata dhe shkulmi,
atje, ku deti na flet me
mijëra zëra,
ku muret antike ngrihen
nga uji
si nga thellësi e shekujve.
Parfumi i myshqeve detare
shpërthen
sa herë shkelim mbi leshterikët e buzëdetit,
mbi shtresat e guackave
që kërcasin nën këmbët tona
të zbathura.
Para nesh - shkretëtira ujore të pafundme,
duna të ngadalta valësh
hapmëdha
si pasqyra lëvizëse.
Gjithë ditën fjalosemi me
detin
dhe pulëbardhat e
limanit.
Grepat e fillove tona të
peshkimit
Ngecin nën ujë dhe ne
zhytemi
të shpleksim të shkuarën
e anijeve të mbytura.
Kur na merr uria,
ushqehemi me iriqë,
me gaforet që i zemë nëpër shkëmbinj,
duke harruar nënat që na kërkojnë të merakosura.
Nuk u afrohemi shtëpive
gjersa drita thyhet si një kristal
dhe vë përpara kopetë e
muzgjeve,
ndërsa një hënë jonike del në të linjta e
përpirë nga një
zjarr i
kaltër
përmes ndriçimit mineral
të yjeve.
Ullinjtë e hirtë të
shpateve kullosin si kuajt
dhe fari me acetilen në
mes të gjiut
na kujton kandilet mbi
kondizmat e shtëpive.
Heshturazi, vonë, nëpër
errësirën e dhomës,
shkojmë e shtrihemi pranë
nënave tona
dhe bëjmë sikur s’e ndiejmë
qortimin e frymëmarrjes
së tyre
gjersa në brigjet e
gjumit
zhurmon deti dhe na zgjon.
Limjon, 1974 – 2011
Faleminderit Dr DAWN që më ndihmove të kthej të dashurin tim me magjinë tënde të dashurisë, jam shumë i emocionuar që po jetojmë të lumtur së bashku tani me të vërtetë magjia jote e dashurisë është 100% garanci dhe nuk ka efekte anësore. Shikuesit atje, nëse po kaloni probleme në marrëdhënie, ju këshilloj të kontaktoni Dr DAWN për magjinë e tij të dashurisë. Ju siguroj se magjia e tij e dashurisë mund të rregullojë marrëdhënien e prishur dhe problemin e kotësisë sa hap e mbyll sytë. Këtu është emaili i tij i detajeve: dawnacuna314@gmail.com ose WhatsApp: +2349046229159
RispondiElimina