NGA POEZIA ZEN – MJESHTRAT JAPONEZË
Përktheu: Agim Mato
DOGEN (1200-1253)
Doktrina e Patriarkut Perëndimor është
transplantuar!
Unë peshkoj në dritë të hënës, deri sa zbardh
dita.
Pastërti verbuese! Asnjë grimcë e kësaj toke nuk
përzihet
me borën që bie,
ndërsa, unë këmbëkryq, në këtë shtëpizë malore,
ulem në orë
të mbrëmjes.
* * *
Duke ardhur, duke
shkuar, zogu ujor
nuk le gjurmë,
dhe nuk ka nevojë
për ndonjë guidë.
SHOIKI (1202-80)
Rrethi që
gjithshka e përfshin:
as brënda. as
jashtë,
as dritë, as
hije.
Këtu kanë lindur
të gjithë shenjtorët.
RYUZAN
(1274-1358)
Në kaltërsinë e
qartë, hëna!
Ujë i ngrirë gjer
në horizont
shënon kufirin
lart e poshtë. Me frushullimë
dragoi gjarpëron
mes shkulmit të dallgëve.
GASAN(1275-1365)
E padepërtueshme
është rruga e Sotos.
Përse të jesh
skllavi i disiplinës?
Copto vargojtë e
artë
dhe ec i
patrembur drejt perëndimit.
MUSO
Shumë herë malet
janë shndërruar nga të gjelbëra në të verdha.
Dhe kjo, për
kapriçio të natyrës!
Pluhur në sytë e
tu, bota e trefishtë është e ngushtë.
Asnjë mendim në
tru, froni yt është i gjerë e i bollshëm.
* * *
Më kot gërmon në
kërkim të një qielli të përsosur,
duke ngritur një
barrierë rreth e rrotull.
Në fund të
fundit, në një natë të errët, duke ngritur
një tjegull të
rëndë, kam këputur mish, në trupin tim.
DAITO (1282-1337)
Më në fund e kam
shembur barrierën e Unmonit!
Nga të gjitha
anët një dalje: lindje, perëndim, jug, veri.
Brënda në
mëngjez, jashtë në mbrëmje: as hotelxhi, as mysafir
jam këtu.
Çdo hapi im ngre
një fllad të lehtë.
* * *
Për të ndarë
Budën dhe Patriarkët
rrëmbej shpatën
time që shkëlqen.
Sa shfaq
mjeshtërinë time,
Zbrazdësia
kafshon gjuhën.
GETSUDO
(1285-1361)
Km ecur përmes
natyrës së Dharmës,
toka ishte e
lehtë, e mrekullueshme.
Pikërisht këtë
natë duke fshikulluar kalin e saj të hekurtë
Zbrazdësia hyri
me galop në Rrugën e Reve.
DAICHI(1290-1366)
Mendimet rrjedhin
pa fund,
e shkurtër është
zgjatja e çdo jete.
Njëqind vjet,
tridhjetë e gjashtë mijë ditë:
pranvera shkon,
flutura ëndërron.
JAKUSHITSU
(1290-1367)
Era freskohet nga
katarakti
ndërsa hëna e
varur si një fener, mbi majë
shkëlqen dritaren
prej bambuje. Ashtu të plakur,
malet janë më të
bukur se kurrë. Kam marrë vendim:
që këto eshtra të
pastrohen nga shkëmbenjtë.
CHIKUSEN
(1292-1348)
Ai është
pjesë e të tërës, e megjithatë të gjithë i kalon
Vetëm se për
komoditet njihet si mjeshtër.
Kush guxon të
thotë se ai e ka gjetur?
Në këtë qytet të
zhurmshëm unë përgatis dishepuj.
BETSUGEN
(1294-1364)
Gjithë natën
mendoj për labirintin e jetës –
e pamundur të
vizitoj banorët e Ferrit.
Përpjekja
autoritare për të futur një kalë në vend të një dreri
doli qesharake.
Ky ishte si një sulm
në jetën e
magjepsur të dragoit. E përbuzi!
Është në terrin
që sytë hetojnë në tokë dhe në qiell,
në ëndrrën që
fatkeqët kërkojnë të tashmen, të shkuarën.
Mjaft! Hëna e
maleve mbush dritaren .
Kush është vetëm,
dështon, kopështi është mbushur me korin
e cinxujve.
JUO (1296-1380)
Tej fragmentit të
kohës, jeta ime e përditëshme.
Unë përbuz
shtetin, çliroj universin.
Mohoj shkaqet dhe
pasojat, si qielli i mesditës,
Kariera ime
alternative: as Buda, as Patriarkët, nuk mund t’ua
transmetojnë të tjerëve.
FUMON 1302-69)
E mahnitëshme! E
mahnitëshme!
Askush nuk e njeh
fjalën e fundit.
Shtrati i oqeanit
ka marrë flakë.
Nga Zbrazdëtira
hidhen jashtë qëngja prej druri.
SHUTAKU (1308-88)
Për gjithë këto
vite, siguria e Zen-it tim:
As unë, as bota
ekzistojmë.
Sutrat* të
mbyllura në sirtar,
flauti im i varur
në mur,
prehem i qetë nën
dritën e hënës
ose ulem duke
dëgjuar ujin që thyhet
në shkëmbinj :
askush nuk mund të blejë një kënaqësi si kjo,
një milionë
monedha shkëlqejnë duke përshkënditur në pirg.
*tekste të
shenjta
* * *
Mëndja çlirohet
në mbretërinë e Dharmës,
ulem pranë
dritares së përmbytur nga hëna
duke përgjuar me
vesh malet atje tej,
duke dëgjuar
përroin me sy hapur.
Çdo molekulë
predikon një ligj perfekt,
çdo moment këndon
një sutër të vërtetë:
mendimin më të
shpejtë nuk ka kohë që e mat,
vetëm një fije
floku mjafton të trazojë detin.
RYUSHU (1308-88)
Përse të shqetësohesh
për të tjerët në botë?
Leri të tjerët
t’u dalin thinjat, të ropaten në lindje e perëndim.
Në këtë tempull
lartë në male, i shtrirë gjysëm brënda
e gjysëm jashtë,
prehem larg gëzimeve dhe halleve.
TESSHU (shekulli
XIV)
Si mundet që
trupi i rremë të shërohet nga sëmundja e tij
e rreme, që fillon në bark?
Në se nuk e keni
këputur një ilaç nga pema e Bodhit,
ndjenja e
Karmës do t’ju shkatërrojë.
SHUNOKU
(1311-88)
Pas këngës së
pranverës “Zbrazdësi e pafund, asnjë shenjtëri”
Eja këngë e erës
borinë gjatë lumit Jance,
në natën e vonë
edhe unë i bie flautit
duke përshkuar me
tingujt e tij lumin.
TSUGEN (1322-91)
Asnjë lëvizje në
dritën sunduese,
shpirti nuk mund
të ofrojë vetvetiu një vizion të tillë.
Edhe në se agimi
nuk ka mbërritur, e verdha këndon:
Feniksi, me lule
në buzë, i uron mirëseardhjen pranverës.
GUCHU (1323-1409)
Njerëz pa sërë,
si kokra kakërdhie,
vijnë së bashku,
duke mbajtur erë qiell e tokë,
si mund të sillen
si duhet në qetësinë e tempullit
kur, me kokën
bosh, ecin në kërkim të dritës.
MUMON (1323-90)
Jeta: një re që
përshkon majën.
Vdekja: veli
lundrues i hënës,
oh, prano të
paktën një herë të vërtetën
e vetvetes,
dukurinë,
dhe do të jesh
një hu ku lidhet gomari!
GIDO (1325-88)
Mbishkrim
në portën e Gidos
Ai që këmbëngul
se Asgjëja
është pa formë,
që lulet janë vegime,
lereni të hyjë me
guximin e tij.
KUKOKU
(1328-1307)
Duke hypur
sëprapthi në këtë kalë druri
po kalëroj përmes
Zbrazdësirës.
Do të doje të
ndiqje gjurmët e mia?
Eh! Përpiqu të
ndalësh stuhinë me një rrjetë.
ZEKKAI
(1336-1405)
Zbrazdësira u
shkërmoq mbi tokë,
yjet, duke u
djegur, precipitojnë mbi Malin e Hekurit.
Me një spazëm unë
flak të shkuarën.
MYOYU (1333 – 93)
Duke sfiduar
fuqinë e fjalës, Komisioni Legal
mbi malin e Grabitqarit!
Buzëqeshja e
Kasiapës më rrëfen prapaskenat.
Ç’ka për të zbuluar
në këtë uniformitet perfekt
e të përgjithshëm?
Shiko! Truri i hënës shkëlqen i papërlyer.
REIZAN (?-1411)
Ulur, me të
gjitha dyert hapur, zgjidhen dallime pafund.
Në këtë vend të
qetë vazhdoj punën time, cilado qoftë ajo.
Larg nga njëqind
lulet, shkoj i lirë,
shkëmbinjtë që
ngrihen – salla ime e meditimit
(Sa del hëna
truri im pushon.)
Ulur në këtë stol
të ftohtë, nuk ëndërroj më famën.
Pylli dhe mali
ndjekin udhën e tyre të lashtë,
dhe në ditën e
gjatë pranverore, as dhe hieja e një zogu.
EICHU (1340-1416)
Sytë e mi të
përgjojnë midis qerpikëve!
Hoqa dorë nga
gjërat e zakonëshme.
Ç’kuptim ka
litari në qafë, për kë
e fshikullova
frerin me dredhi?
HAKUGAI
(1343-1414)
Vitin e shkuar, në
një tempull të ëmbël në Hirosawa,
Këtë vit misid
shkëmbinjve të Nikkosë,
gjthshka më duket
një soj.
Duke rrahur
duart, majat gjëmojnë në kaltërsi.
NANEI (1363-1438)
Duke ndarë më
dysh Zbrazdësirën,
duke shkërmoqur
dheun,
përgjoj, ndërsa
lehtë avitet në lumë
hëna e shtyrë nga
retë.
KODO (1370-1433)
Duke i
shërbyer Shogunit në kryeqytet
i njollosur nga
pluhuri i botës, nuk gjeja prehje.
Tani, duke
ngjeshur kapelen prej kashte, ndjek lumin:
Sa e freskët
është pamja e pulëbardhave mbi rërë.
BOKUO (1384-1455)
Për shtatëdhjetë
e dy vjet
e mbajta demin në
robëri.
Tani, që kumbulla
lulëzon sërish
po e le të lirë
mbi dëborë.
IKKYU (1394-1481)
Pas dhetë vjetësh
në rrugët plot rëmujë të qytetit,
jam i vetmuar në
një shpellë midis maleve.
Mund të shoh retë
me milje e milje larg,
duke dëgjuar
muzikën e lashtë midis pishave.
KOKAI (1403-69)
Duke gjetur një
mbështetje, humbet në zbrazdësi;
duke e lënë të
shkojë, ajo fiton përsëri origjinën e saj.
Qëkurse muzika ka
pushuar, asnjë hije nuk e preku
portën time:
sërish hëna e fshatit del mbi lumë.
NENSHO (1409-82)
Vetëm me një
zgjim të mirëfilltë mbërrin këtu.
Vetëm budallenjtë
kërkojnë shenjtërimin për t’u shpërblyer.
Duke ngritur një
dorë, feneri i farit prej guri lajmëron
mëngjesin. Duke buzëqeshur
hapësira e shpall
me kokën e saj të madhe.
GENKO (?-1505)
I vetëdijshëm, pa
iluzion
nga ky shkëmb
kundroj malet, ndjej përroin.
Një shi prej tre
ditësh e pastroi dheun,
Një përplasje
rrufeshë çau qiellin.
Gjithmonë të
lidhura zinxhir janë fenomenet,
sado vigjilent të
jetë truri, para tyre është vetëm një grusht hi.
I ftohur, i
zbehtë, si mjegulla në të cilën eci,
kthehem duke
mbajtur në krah një shportë të mbushur me
pjeshkë.
SAISHO
(?-1506)
Asgjëja e
Joshusë
Tokë, male,
lumenj – të fshehura në këtë zbrazdësi,
në këtë zbrazdësi
– tokë, male, lumenj të zbuluar.
Pranvera lulëzon,
dimri hedh dëborën:
Ekziston dhe nuk
ekziston, as e mohon as e pohon dot.
YUISHUN (?-1544)
Ja, nuk është se
lëvizjen e syve e drejtojnë vetullat!
Këtë e kam
menduar gjatë e gjerë.
Zgjohem, më në
fund, gjej hënën
lart mbi pisha,
ndërsa lumi fillon e fryhet.
UNGO (1580-1659)
I zhytur në
vorbullën e tre pasioneve, bëhem i verbër,
të mbyllura
në botën e gjërave sytë shohin përsëri.
Në këtë botë unë
rroj: i mbuluar me një kapele kashte, bastunin
në dorë
lëviz në një
hapësirë pa kufi, në tokë e në qiell.
DAIGU
(1584-1669)
Këtu asnjë nuk
mendon për pasuri e famë,
Të gjithë flasin
për të drejtën, dhe gabimi është refuzuar:
Në vjeshtë mbledh
fletët në breg të lumenjve,
në pranverë
dëgjoj bilbilin.
***
Kush guxon të afrohet në
strofkullën e luanit
tej në male? I ftohtë, i
fuqishëm,
ndjekës i vargjeve Zen nga
koka e në këmbë,
lë të hyjë nga porta flladi
i pranverës.
MANAN (1591-1654)
Më në fund i lirë,
murg endacak,
kapërxej pengesën e
vjetër të vargjeve Zen.
Jeta ime i ngjan reve dhe
korenteve që nuk lenë gjurmë.
Cili nga këto male do të
jetë shtëpia ime?
FUGAI (shekulli XVII)
Vetëm ndjekësi i Zen e njeh
qetësinë shpirtërore.
Oreksi që prish botën nuk
mund të mbërrijë në këtë luginë.
Nën freskinë e një dege,
dritaret e trupit
janë të mylluar mirë, unë
ëndërroj, zgjohem, ëndërroj.
BUNAN (1602-76)
Hëna është ajo, e
lashta gjithmonë,
lulet janë ekzakësisht si
më parë,
E, pra, e kam gjetur
thelbin
e të gjitha gjërave që
shoh.
KARASUMARU-MITSUHIRO
(1579-1638)
Ruaju nga kafshimi i
ideogramave* të Zbrazdësirës
sepse dhëmbët e tua do të
thyhen. Ta gëlltisësh është më mirë
sepse do të kesh një thesar
në vend të shpresës së
Budës dhe Mëndjes.Flladi i lindjes
përkëdhel veshët e kalit:
sa i ëmbël është parfumi i kumbullës.
* Një ideogram është një simbol grafik apo një karakter që i korrespondon një fjalë apo një koncept (kuptimin e saj), duke lejuar komunikimin me shkrim për njerëzit me gjuhë të ndryshme.
TOSUI (?- 1683)
I kënaqur me një tas
të shtypur dhe mantelin copë e çikë,
jeta ime rrjedh e qetë.
Detyra ime e vetme: të
lehtësoj urinë, etjen,
moskokçarës ndaj të tjerëve
dhe pëshpërimave.
Nessun commento:
Posta un commento