I
vetmuar jam në jug, far i plakur mbi shkëmb,
i
nxirrosur e i gërryer nga rrotullimi i galaktikave,
i përmjerë nga yjet, i pëgërë nga glasa hënore.
I
vetmuar e i harruar nga anijet që prej kohësh kanë
ndërruar itineraret.
Vetmitar,
me llambën e fikur
mbi
humnerën e frikshme të detit,
duke
ndier vetëm ca regëtima sinjalesh të largëta që ua
kam harruar kuptimin.
Dritështerrur
e i verbuar jam përballë perëndive.
Fat
më të mirë kish
Prometeu
kur
i dërgonin Hermesin t’i ndërronte gozhdët atje lart
mbi
shkëmbinjtë e Kaukazit.
Të
paktën këmbente dy llafe.
Merrte
vesh ç’bëhej atje poshtë.
Po këtu ku jam, mbi këtë shkëmb
të
humbur mes rrëmetit të dallgëve, askush nuk vjen si
dikur të sjellë gazin acetilen, të pastrojë llambën
dikur të sjellë gazin acetilen, të pastrojë llambën
dhe
të ndezë sërish flakën e shpirti tim.
I
vetmuar jam në jug,
i
fshirë nga regjistri i hartave të detit.
Sarandë, 2011
Nessun commento:
Posta un commento