Rrënjët
(Poetit Agim Mato në ditëlindje,
ose duke ia behur një identiteti të vargut)
Nga Fatmir Terziu
Më kot kërkova
kartonët që mblidhnim për ti shitur në dyqanin
e letrave,
letrat i kishin
të bardha. Lëshonin dritë nga brenda,
germat dhe
vargjet, fjalët dhe strofat,
tufanet e
strukura dhe drita e të nesërmes
mbaheshin fort në
vallen e tyre...
Të durueshëm si
dallgët e Jonit dhe si vetë Fterra,
brenda kartonëve
kishin zgjuar e rilindur emra,
bashkë me
poezinë, me Sarandën, me detin,
poetit ia pikturonin
portretin.
Këto kartona
jepnin jetë, edhe kur librat ‘vdisnin’
të dënuar si
frymorë,
se edhe jeta,
familja, babai, nëna e të gjithë të tjerrët
iknin e vinin
mes tyre gazmorë,
se aty Agim Mato
strukte rrënjët...
Më thoni në u
arratis poeti, aq edhe kartonët. Gojëkyçur
qëndruan por nuk
heshtën.
Folën dhe qeshën
sa deshën,
bunaca,
guralecë, stërkala, madje edhe palmat nuk u përfjetën,
në këmbë ndejtën
zgjuar. Vetëm kështu nuk qaseshin,
me frymën që
kishte tërbuar edhe detin,
edhe vajzën që
duhej dashuruar,
edhe puthjen që
largonte sikletin.
Librat u bënë
karton. Kartonët u bluan me muaj,
i varën në mure,
i ngarkuan me kuaj,
kur flisnin me
gjuhën e tyre të rishkruar,
njerëzve u
ngjanin në gjuhë të huaj.
Njësoj ishin ato
tretje si vrasjet me barut. Lavomat i mbushnin
me karton.
Por fjalët e
poetit nuk vdisnin. Edhe një shpirt shuhej, edhe një
rilindej.
Kur librat në
karton ia tretëm.
Kish lidhje me Perëndinë e fjalës.
Poeti nuk ishte
dhe s’mbeti i vetëm.
Zyrat ia behën
me politbyronë bylyqe.
Lukova dhe
Saranda u ndezën. E dinin.
Poeti piktor i
fjalës dhe i imazhit i ndiqte,
tërbimet tashmë
kishin zënë radhën.
Dhe ashtu me
duar të gjakosura mblodhi labote, lëpjeta,
larëza,
boronica, trakaliça, burdullakë, hithra e radhiqe,
të mbante gjallë
poezinë, larg atyre guhmave ofiqe.
Poezia. Kushtrim
i një shpirti që s’vdiste,
majë
Kurveleshit, Borshit e në krejt Rivierën përshpirtej.
Një shpirt poeti
e dinte,
se ajo një ditë
do të ringrihej.
U mblodhën sot
në një mal poetik crrogët,
cull e mull të
gjithë ‘kartonët’,
për të festuar
ditëlindjen. Njëri u ul nga larg buzë Tamizit në
Londër
dhe foli me
vargun e tij të etur. Nuk shkulen poetët me libra të tretur,
nuk i mundin
kartonët,
e vetmja gjë që
është dhe mbetet për tu treguar,
është forca poetike
që harbon më ‘balozët’.
Këto kartona
japin jetë, edhe kur librat ‘vdesin’
të dënuar nga
kohëra, apo frymorë,
se pena, vargu,
mendja, ideja e të gjithë këngët
u ngritën e
qëndruan mes kartonëve me forcë,
ku Agim Mato i
nguli rrënjët...
Nessun commento:
Posta un commento