........

martedì 4 marzo 2014

Yehuda Amichai: Poezi




YEHUDA AMICHAI
Përktheu: Agim Mato

GJASHTË  POEZI PËR TAMAR

1.

Shiu flet në heshtje
tashmë mund të flesh
në cep të krevatit tim rrahja e krahëve të gazetës
nuk ka engjuj të tjerë
zgjohem shpejt për të korruptuar ditën që vjen
për  të qenë e mirë me ne

2

Kishe një shpërthim të qeshurash prej kokrrash rrushi:
shumë të qeshura të gjelbra e të rrumbullakta
trupi yt plot me hardhucka
që të gjitha dashurojnë diellin
janë rritur lulet në fushë, janë rritur fijet e barit
mbi faqet e mia
gjithçka ishte e mundur

3

Je gjithmonë e shtriqur
mbi zyzet e mia
çdo ditë që kemi qenë sëbashku
Qohelet ka shuar një rresht nga libri i tij
jemi prova e shfajësimit të gjyqit të tmerrshëm
do ti shpëtojmë të gjithë

4

Si shija e gjakut në gojë
ishte pranvera jonë – papritmas
universi është zgjuar sonte
është shtrirë në shpinë me sy hapur
puthja e hënës përputhet me linjën e buzëqeshjes sate
gjiri yt me linjën e buzëqeshjes sime.

5

Zemra jote luan për të zënë gjakun
brënda venave të tua
sytë e tu janë akoma të ngrohtë si krevatet,
aty është shtriqur koha
kofshët e tua janë ëmbëlsira të dy ditëve më parë,
unë vij tek ty
të gjitha njëqind e pesëdhjetë psalmet
këngëzojnë sëbashku.

6

Sytë e mij duan të rrëshqasin njëri drejt tjetrit
si dy liqenj pranë e pranë
t’i thonë njeri tjetrit
të gjitha ç’kanë parë
gjaku im ka shumë të afërm
nuk shkojnë kurrë që ta gjejnë
po kur vdesin,
gjaku im i trashëgon


PASI MË BRAKTISE

“Pasi më braktise
bëra të nuhasë një qen me hundën e mprehtë
gjoksin tim dhe barkun tim. Mbushi
flegrat dhe u nis në kërkimin tënd.
Shpresoj të të gjejë dhe t’i shkulë
dashnorit tënd testikujt dhe të presë
penisin e tij, ose të paktën
të më sjellë një nga çorapet e tua mes dhëmbëve.”


KUJTO

Që përkujtimorja e të rënëve
të të kujtojë veçse për mua: detyra e saj është kjo.
Që kopështi në memorje të të kujtojë,
që emri i rrugës të të kujtojë,
që ndërtesa e njohur të të kujtojë,
që shtëpia e lutjeve që mban emrin e Zotit të të kujtojë,
që pergameni i mbështjellë i Ligjit të të kujtojë,
që lutejt për të rënët të të kujtojnë,
që flamujtë të të kujtojnë,
këto shumëngjyrëshe të djersitura të Historisë
që mbështjellin trupat të bëra pluhur.
Që pluhuri të të kujtojë.
Që balta mbi portë të të kujtojë.
Che placenta të të kujtojë.
Që bagëtia e fushave dhe zogjtë e qiellit  të hanë
e të kujtojnë
e që secili të kujtojë.
Kështu mund të pushoj.

KUR GRUAJA E DASHUR

Kur gruaja që dashuron e braktis
një burrë pushtohet brënda nga një boshllëk
i rrumbullaktë si një shpellë
në të cilën do të formohen stalagtite të mahnitëshme.
Lehtësisht, si brenda Historisë
hapësira boshe e rezervuar për ndjenjën,
për qëllimin e të gjithëve, për lotët.

VENDI I PËRRALLAVE

Si zogu i qiejve dhe bagëtia e fushave, kështu dëshiroj
të të dua,
kështu dëshiroj që ti të më duash.
Ajo që në Bibël  ishte një shenjë e keqe, e një fundi të trishtë,
për ne është dashuri.
“Pra e kanë shqyer”, thirri Joakobi, kur i çuan
tunikën e të birit Giuseppe tërë lotë, që pikonte gjak.
“Një kafshë e egër e ka gllabëruar”, dhe gjithshka për dashuri,
për dashuri.


NË HISTORINË E DASHURISË SONË


Në historinë e dashurisë sonë njëri gjithmonë ka qenë
një tribu nomadësh, tjetri një komb në territorin e vet.
Kur kemi shkëmbyer rolet, gjithshka kishte mbaruar.
Koha do të kalojë para nesh, ashtu si peisazhet
kalojnë pas aktorëve të fiksuar në pozicionet e tyre
kur xhirohet një film.
Fjalët
do të kalojnë mbi buzët tona, gjersa lotët
do të kalojnë nga sytë tanë.
Koha do të kalojë
secili në vendin e vet.
Dhe në gjeografinë e pjesës tjetër të jetëve tona,
kush do të jetë një ishull dhe kush një gadishull
Do të jetë e qartë për pjesën e mbetur të jetëve tona
në netë dashurie me të tjerët.

Nessun commento:

Posta un commento