TUTJE SANALLEVE TË KTHYERA PËRMBYS
E ndrojtur u ul nata e
jugut mbi drurët e kaltër dhe
shkëmbinjtë e bardhë,
nata e jugut
me erën e ngrohtë
që mblidhte zërat e
zogjve, zhurmën e krahëve të
lejlekëve,
që vinin
nga Mesdheu.
Mbi kumin e plazhit
qëndronin sanallet
e kthyera përmbys.
Ne i lamë mbrapa.
Ne shkuam tutje mes
rrugicave të prillit
atje ku dukej më mirë
qyteti i vizatuar lehtë
pas mjegullës së
mbrëmjes.
Ishim dy silueta mbi shkëmbinjtë ku vala
shpërndante
jodin që na
mbështillte
si
aroma e ndjenjave tona.
Nuk flisnim. Xixëllonja e
një puthjeje të lehtë na ndriçoi
fytyrat
dhe pamë njeri tjetrin të
zenë në faj...
Nuk e di pse ajo mbrëmje e magjepsur
dhe xixëllonja e saj
më ndoqën pas gjithë jetën.
Nessun commento:
Posta un commento