........

lunedì 24 marzo 2014

Thertorja është klithma...



                                                                     
THERTORJA ËSHTË KLITHMA...

Faruk Myrtaj

Agim Mato, ne kete poezi-kompozim duket me i shkujdesur se gjithe-here tjeter, duket sikur nuk ka motiv te qarte, madje duket sikur as manifeston ndonje deshire te lexohet si poezi!

"Thertorja" ka gjasa te merret me se pari si nje pikture e hedhur ne ngut e siper, ne nervozizem artisti qe pasi ka ofruar me pare ca forma te perkora estetike, rebelohet edhe ndaj audiences qe ia ka cmuar mesdhetarizmen e ngrohte e blune e gjelber te detit, dhe sikur pendohet qe ia ka perkedhelur lojen e pulebardhave ne kreshtat e dallgeve dhe...

dhe na sjelle nje Sarande me te madhe e me reale se Shqiperia e ofruar nga aradha e pafund e artit kolektiv te poeteve te realizmit socialist: Saranda eshte Shqiperia thertore!

Duke u bere shkak per nje Kritike Ndryshe, por pa marre pjese ne te, Mato ofron nje tabllo ngjethese, thellesisht poetike, me nota Rembrandi, me thyerjen e vargut qe tek Majakovski do mbyllej me vetevrasjen e tij, me realizmin qe Nobelisti i mbrame kinez Mo rrefen jeten e tij nen kudhren e pergjakshme te Revolucionit Kulturor kinez, dhe pa i zene ngoje poezite per Stalinin apo verberine e Fuat Celes si verberi e deshiruar per popullin e asaj kohe, me dimer te gjate izolimi, ofron nje Pikture qe fare mire mund te rrinte nen titullin e nje tjetre, shume te njohur: Klithma!

Thertorja eshte Klithma...

Leximet e saj mund te jene te shumta e te cfardolllojshme. Po, eshte POEZI e pazakonshme, mbase nga me te arrirat e Matos, me te cilen mund te zbukurohej e te identifikohej faqja e pare e nje Antologjie te Fatit te Njeriut diku ne ca brigje me natyre te bukur...
Ferma e Kafsheve s'ka si te merret me mend e tera, pa Thertoren e Agim Matos...

Nessun commento:

Posta un commento