MOBY DICK
Askush nuk e priste që balena e bardhë, Moby Dick,
të braktiste Atlantikun
dhe t’u qasej brigjeve joniane.
Në marsin e hidhur të trazirave, kur nuk kishim nge
as t’u hidhnim sytë bajameve që lulëzonin,
në
marsin kur repartet ushtarake bastiseshin njeri pas tjetrit,
kur plumbat na vërshëllenin tek veshi,
u shfaq papritur në sheshin qendror të Sarandës ekipi
televiziv
i emisionit “Moby Dick” të
“Italia Uno”-s
M’i sollën të komunikoja në gjuhën e tyre. Qyteti
rënkonte nga çrregullimet, nga mungesa e policisë dhe
përshkohej tej e tej
nga grupet e armatosura të “Komitetit të Shpëtimit”.
Një femër e bukur sykaltër, u shfaq si një sirenë që
kishte
dalë befas nga valët
dhe më pyeti: “Ku është komanda e rebelëve?”
I tregova me gisht bibliotekën e djegur,
që ende nxirrte tym nga librat e shkrumbuara
dhe i thashë: “Ja viktimat e tyre, një ushtri e pafund
shpirtrash, që tani po ngjiten në qiell!”
Nuk u turbullua, sërish më pyeti
dhe unë: “Ata janë kudo ku dëgjoni krisma
e shihni tym”, iu përgjigja.
Pa e zgjatur ikën në kërkim të ngjarjeve dhe protagoni-
stëve.
Të rebeluarit kishin rrethuar kryetarin e bashkisë në
zyrën e tij
dhe i kërkonin dorëheqjen, për të caktuar njërin prej
tyre.
Të tjerë kishin
marrë peng një anije mallrash
në këmbim të një gjobe të majme.
Breshërì të
shtënash mbi det. Nga Lëkursi bubulliu
shkrepja
e një topi.
Një tank merrte kthesën te nënstacioni elektrik.
Shtëllungat e tymit depërtonin në mushkritë e pemëve
dhe pranvera po mbërrinte e asfiksuar.
Si ta mbronim atë brishtësi bisqesh e lulesh të imta,
të nxirra nga bloza e fishekëve?
Arshivat e institucioneve asgjësoheshin. Dokumente
pronash, gjyqesh shqyheshin nga dosjet dhe
zdukeshin.
Mjedise publike, zyra, lulishte,
shënoheshin me bojë të kuqe, ku shkruhej:
“E zënë! Pronë private!”.
(Si në epokën e shthurrjes së komunës primitive)
Një motoskaf i kufirit, i rrëmbyer, vinte rrotull në gji
si balena e bardhë “Moby Dick”
U vra dikush nga gjobëvënësit. U tensionuan rrugët.
Shpejt, shpejt! U boshatisën trotuaret.
Një kortezh mjekësh e infermieresh, të lodhur nga
presionet në punë,
nga histeria vrastare,
dalin në protestë
të veshur me bluzat e bardha.
Pasdite, në bulevardin buzë detit,
te hoteli me jargavanë,
ekipi televiziv i “Moby
Dick”-ut
kish mbledhur një dyzinë rebelësh
që lëshonin nga automatikët breshëri në ajër, duke u
filmuar si heronj.
Shosh qielli. Ata çunakë - Shqipëria e atyre ditëve.
Jepnin intervista.
Sirena mes tyre, që ndrinte si koral,
ia shkrepi të qeshurit, kur më pa
dhe më përshëndeti me duar,
për të thënë se po e përfundonin misionin:
“Raportimin nga “fronti i luftës”.
Nga fronti i marrëzisë.
Askush nuk e priste që balena e bardhë, Moby Dick,
të braktiste Atlantikun
dhe t’u qasej brigjeve joniane.
Nessun commento:
Posta un commento