Vasil Klironomi
Intimiteti poetik i Agim Matos
Një poet intim, afron vëmendjen e lexuesit me zë të ulët. Ashtu si
me miqtë ose me njerëzit e njohur prej vitesh dhe përpiqet, të ruaj
vlerat e intimitetit me lëvizjet e duarve.
Në poezinë e Matos, lexuesi edhe pse i shprehur në numrin njëjës, përmban
brenda nocionit një numër të papërcaktuar në njerëz. /Ke qenë ndonjëherë
në ishullin e largët të utopisë?/- i drejtohet Mato, numrit të
papërcaktuar-(lexuesit.) dhe nëpërmjet intimitetit, fut në program kujtesën.
Edhe pse lexuesi i sotëm e shikon poezinë si diçka të largët nga realiteti,
Mato tregohet këmbëngulës. Demistifikon “vështirësitë” e poezisë, dhe
përditëson lexuesin nëpërmjet emocionit. I jep kështu intimitetit
vlerat e një komponenti dhe e përdor atë, për të ndihmuar lexuesin në
asimilimin e rrëfimit. Lexuesi që ka arritur të shijoi dhe të kuptoj të
“fshehtat” e poezisë së Matos, ka shpëtuar nga modelet tradicionale të
poezisë. Ky është dhe qëllimi i poezisë së Agim Matos: nëpërmjet intimitetit,
t’ i mësoj atë çka nuk di lexuesi.
Në poezitë e Matos, fjalë kyçe, ndihmojnë aftësinë e të shprehurit dhe hapjen e mendimit në vargje. Me një pikëçuditje pas pikëpyetjes, ka kurajën t’ i japi vargut nëntekst. /Si kishin rrojtur kaq gjatë/ në këtë haresë të pashpirt?!/- shkruan në poezinë MEA CULPA
Në poezitë e Matos, fjalë kyçe, ndihmojnë aftësinë e të shprehurit dhe hapjen e mendimit në vargje. Me një pikëçuditje pas pikëpyetjes, ka kurajën t’ i japi vargut nëntekst. /Si kishin rrojtur kaq gjatë/ në këtë haresë të pashpirt?!/- shkruan në poezinë MEA CULPA
Në vargjet e tij, nuk ka fjalë të shumëpërdorura. Agimi di si të shpëtoj
fjalën nga keqtrajtimi. Në poezitë e Agimit, lidhëzat, këto fjalë shërbyese,
ndihmojnë funksionin pyetës dhe e bëjnë më kërkues, njëkohësisht, justifikojnë
pamundësitë.
Menjëherëshmëria e ngrohtësisë dhe përparësia që u ka dhënë relikteve gjuhësorë, nëpërmjet metaforave, i japin shtytje lexuesit të lexojnë poezitë njëra pas tjetrës. Kështu nëpërmjet intimitetit,lexuesi njihet me përplasjet e mëdha, që ndodhin në trurin dhe zemrën e poetit
Menjëherëshmëria e ngrohtësisë dhe përparësia që u ka dhënë relikteve gjuhësorë, nëpërmjet metaforave, i japin shtytje lexuesit të lexojnë poezitë njëra pas tjetrës. Kështu nëpërmjet intimitetit,lexuesi njihet me përplasjet e mëdha, që ndodhin në trurin dhe zemrën e poetit
Figura kryesore në poezitë e Matos, pa një emër të dytë mbështetës,
është përherë në një endje sa torturuese, aq dhe emocionuese. E torturon
pyetja, kërkon pozicionin social, kërkon të dalë prej vetes, për të shpëtuar
nga vet qenia e tij. /Në mos sot, nesër, do ta le këtë trup./ shkruan poeti dhe
zhvishet nga veshja e mosbesimit. A nuk është ky një lajm poetik që synon
promovimin e vlerave?
Edhe pse sot poezia lexohet pak, ose më mirë nga pak njerëz, në vargjet e
Matos, ruan vlerat që ka pas në shekullin e mëparshëm. Vargu i tij, i pasur dhe
i stolisur me nyjëzime, me pjesëzat trajtëformuese që ndihmojnë në renditjen e
mendimit dhe Sesia e ndërtimit të vargut, nxjerrin më në pah harmoninë
mendim-lëvizje. Të gjitha këto bëjnë që poezia në tërësi të
përcaktohet nga disa mbiemra. Ky është dhe arti i fjalës, ose më mirë arti i
gjuhës shqipe. Fjala lajmëruese e shprehur në veçorinë leksikore të Shqipërisë
së Jugut në poezinë e Agimit,( jo pa qëllim) nuk e ka fundin para një
pike, ashtu siç e kërkon gramatika, por para një pikëpyetjeje. Në vargjet
e Agimit në dy fjali të bashkërenditura, fjalia e dytë shpreh një pasojë. /Por
befas dëgjoheshin sëpatat/ dhe rreth e rrotull binin cifla rënkimesh./ shkruan
poeti.
Mato, i dashuruar pas ngjarjeve dhe figurave të shekujve të kaluar zbret në
kohë, atje ku ka ndjekur historinë nga letrat, por jo nga afër rrjedhën e
jetës. Merr guximin dhe zbret për të na sjell një grusht ujë akoma dhe nga
burime historike të pa shkruara. Nëpërmjet vargut epik, disa herë, kalon metrin
historik për të na dhënë autentiken por në pamundësi, na ka dhënë vetëm
përafruesen. Thua të jetë ky një test social që e detyroj të dalë nga rruga në
kthesat e mëdha historike?! Ndoshta, se dhe Agimi, ashtu si pjesa e madhe e
poetëve, nuk mund të mbetej jashtë trazirave sociale. Këto në poezinë e Agim
Matos vërtet u shoqëruan me lëvizjen e duarve, por për hir të mbijetesës
u thanë me zë të lartë, kështu që, nuk mund t’ i quajmë intime. Është krejt ndryshe
kur ve në funksion kujtesën, këtë ndërshtresë të çmuar midis të shkuarës dhe të
tanishmes. Këtu, sesia e rrëfimit poetik në ndërveprim me
karakteristikat letrare krijojnë baticën dhe ashtu si fenomenin natyror e
bëjnë krijimin jo marramendës. /Avulli i tokave të kthyera mbushte hapësirat/
si një thimjam i vërtet njerëzor./ Poeti dhe nëpërmjet këtij intimiteti na bind
se edhe tani që shëndeti i tij është ligështuar, shpirti i tij krijues, është
përherë në aktivitet. Poeti në madhështinë e vet.
Në përmbledhjen poetike “Kopshtet e kujtesës”, të këtij poeti, që u
përkthye në gjuhën greke, përkthyesi Andrea Zarballa u përpoq dhe i qëndroi
besnik qëllimit të autorit, d. m. th. edhe në përkthim, intimiteti është
labirinti që të nxjerr në takimin me lexuesin. Ruajti gjithashtu ekuivalencën
nga gjuha e burimit, në atë të synuar.
Në përkthimet e poezive të Agim Matos, poeti Andrea Zarballa,
ky përkthyes me përvojë, i qëndroi besnik ideve dhe mesazheve, por po aq edhe
frazës.( Kjo, nuk do të thotë se përkthimi është bërë fjalë për fjalë.)Me poezitë e
Matos, shqipja është futur në gjuhën greke, sikur të ishte një dialekt i saj.
Aq bukur.
Faleminderit për gjithçka Dr.Ellen! Pasi ju kontaktova për të më ndihmuar të ndaloja divorcin me burrin tim, burri im pushoi së plotësuari letrat e divorcit dhe gjërat janë shumë më mirë tani. Siç thatë ju, i gjithë procesi i divorcit është anuluar, gruaja e keqe që më shkaktonte probleme në martesën time është larguar nga burri dhe tani jemi shumë të lumtur së bashku. Unë e ndaj këtë përvojë jetësore me të gjithë ata që përballen me sfida të ngjashme në marrëdhënien e tyre, martesën apo ndonjë çështje tjetër. , mund të kontaktoni Dr Ellen në WhatsApp +1(815)564-3618
RispondiEliminaAjo është e aftë me magjitë e mëposhtme:
* magji dashurie
* magjitë e martesës
* magjia e parave
* magji e bukur
* magji e fatit
* Magjitë e tërheqjes seksuale
* Magjia e kurimit të SIDA-s
* Shpella e kazinosë
* U hoqën shpellat e mallkuara
* Magjia e mbrojtjes
* magji llotarie
* Magjitë me fat
* Magjia e fertilitetit
* Unaza e telekinezës 💍
Email: ellenstpellcaster@gmail.com
Whatsapp +1(815)564-3618