Tablo e piktorit SEFEDIN STAFA
VAJZA E VALËVE
Ktheheshim nga brigjet drejt shtëpive
ashtu si zogjtë, e lodhur nga deti,
shkonin të flinin
në palmën e vetmuar të mbrëmjes.
Kur arrinim tek oborret,
mjegulla e lehtë e një kënge
nderej mbi drurët e kopshteve.
«Në një shkëmb anës së detit
qan, e mjera, qan» ngrihej zëri i një gruaje
dhe pas saj
zëra të tjerë grash
shkundnin në ajër
trishtimin e lashtë të këngës.
Zëri i parë këputej i plagosur.
Një si gulçimë deti
dhe zëri prapë do të ngrihej
duke ngjethur gjer në rrënjë
flokët tona të buta.
Dhe na bëhej në gjumë ajo vajzë e largët me
fustanin prej deti,
duke pritur të dashurin e saj
të kthehej
me një anije të bardhë,
nga brigjet e prapsme të Mesdheut.
Me sytë e buhavitur,
duke trembur me hapat tona
pëllumbat e egër,
do të kërkonim të nesërmen shkëmbin e saj të
gërryer
nga lotët e pritjes.
Nessun commento:
Posta un commento