PËR Ç’UDHËTIME GATITEN ANIJET?
Ndiej një padurim të turbullt. Nuk e di përse shqetësohem,
nuk e di pse ky trishtim i qelqët më mbështjell
të tërin.
(Di vetëm se më pëlqen, se ndihem mirë me të.)
Vërtet, përse sa herë që vjen pranvera,
sa herë që bari vesh mishin e dheut të ftohur
nga erërat,
përse sa herë që mbi det nguten kopetë e yjeve
në
shtegëtim
zemrën time e shkundullojnë frushullimat e një
alarmi
kozmik?
Jam biri i brigjeve të gjelbra, biri i rërës dhe
i detit.
Fytyrën time nuk mund ta ndash kurrsesi
nga buzëqeshja e portokalleve, nga trungjet e
menduara të
ullinjve.
E kam harruar fare ditëlindjen siç ka harruar
deti të tijën.
Nuk e di
sa vjeç jam. Nuk e di
prej sa kohësh e kam pirë këtë dritë të kaltër
që rrjedh
sipër këtij dheu të gurtë.
Kam përshtypjen se u mblodhën aromat e tokës,
gjithë dritat, gjithë rënkimet e detit,
meditimet e ullinjve
dhe më krijuan mua.
Kam përshtypjen se jam çdo gjë
mbi këtë dhè që rrahin valët.
Ç’është që më turbullon? Pse qenia ime rri me
veshët e
ngrehura për të kapur sinjalet që shkëmbejnë
xixëllonjat
me
faret e largëta?
Ç’sekrete lundrojnë në ajër bashkë me pjalmin e
luleve?
Cili Euklid u jep mësime gjeometrie zogjve të
sapolindur
që stërvitin krahët për përballimin e hapësirave
të reja?
Për ç’udhëtime të panjohura gatiten anijet?
Në zemrën time dynden mjegullat e një rrëmeti të
bardhë.
Sarandë, 1969-2012
Nessun commento:
Posta un commento