SHPIRT I ZBRAZUR
Një zë i
rremë, një këngë e rreme, falce më mundon.
Si mund ta
xhvesh lëkurën e fjalëve të kota?
Eci si në ca
plazhe të shkretë hëne...
Nuk më gëzon
dita, as deti i kallaisur,
as bisedat
akademike për artin.
Shpirt i
zbrazur.
Në fund të
ditëve
mbetet një
llum kafeje
dhe muzgjesh
të hidhur.
Dua ta
mbledh hijen time, ta palos
për ta
lëshuar në një kohë tjetër.
Dhe dua t’i
ikë kësaj udhe
që më
zhduket nën këmbë
si një
gjarpër i trembur.
Te porta e
gurtë e dimrit, mbuluar me gjethet e vdekura,
përpëlitet një zog, një zemër.
1988
Nessun commento:
Posta un commento