SHILLA DHE
KARIBDA
“Hapini radiot - thoshnin nën
zë të pakënaqurit -
rrëshqisni sintonitë e tyre si mbi xhama qiellorë,
rrëshqisni sintonitë e tyre si mbi xhama qiellorë,
të thyera nga grindja e ideologjive.
Tani një luftë e padukshme
zhvillohet në eter,
me antena,
me valë elektromanjetike,
me radarë.
Çdo centimetër kub ajër që
thithni mbushet me fjalime,
histeri, nota
proteste, paralajmërime,
kërcënime. Çdo centimetër kub ajër
kërcënime. Çdo centimetër kub ajër
mbushet me mijëra llogore,
aq sa nuk ka më vijë fronti.
Nuk e ndieni si është trashur
ajri prej tyre?”
Mbi kokat tona shqyenin njëra
tjetrën ideologjitë.
Të vetërrethuar
ishim
përballë gjithësisë.
Kinemaja dimërore
si një arenë teatrosh antikë,
pasditeve mbushej cit më cit
me ithtarë të eksituar
që ndiqnin “proceset e grupeve armiqësore”.
Në rresht ose
një nga një i nxirrnin në arenë dhe turma
oshëtinte:
“Në litar, në litar!”
dhe autoparlantet sa një bojë njeriu atje
jashtë,
shumfishonin jehonën : “Në litar, në litar!”
Jepeshin pretenca e vendime dënimesh nën
duartrokitje,
fajësoheshin mediat e huaja,
orientimi i antenave
dhe urdhërohej heqja e tyre nga tarracat.
Gjithë natën autoparlantët
rrufisnin të përgjumur errësirat
qiellore,
derisa membranat e tyre,
të nesërmen,
imitonin bubullimat
dhe fillonin të dridhnin
ajrin me zë të ngjirur për sukseset në aksionet vullnetare
të së
dielës.
Lëviznim sintonitë, shkelnim
“grup - grup”
mbi copra xhamash qiellorë
dhe dëgjonim të çuditur Radio
Tiranën,
midis Shillës dhe Karribdës
së luftës së ftohtë,
që kuiste edhe ajo
në të gjitha gjuhët e botës.
Artikujbërës, përkthyes të
stërvitur, glorifikonin parajsën
e “Kështjellës së
Pamposhtur të Adriatikut”
dhe shkonin të ushqeheshin
me dietën e varfër të një
doktrine
që po jepte shpirt.
Tej demagogjive, duke mbajtur frymën
pezull,
dallonim motoskafët që tërhiqnin pas trupat pa
jetë
të moshatarëve tanë,
të bërë shoshë nga plumbat,
ndërsa egërsirat e nëndetit, të ndezura nga
gjaku,
i ndiqnin deri te bankinat.
Ndëshkoheshin komandantët e radhës në kufi
dhe shpeshtoheshin alarmet. Në mesnatë
na çonin nga gjumi për të zënë në kohë
rajonin e mbrojtjes dhe shkonim të
gdhinim netët e zborit
nëpër barkun e gjarpërinjtë të transheve deri te
kokat
e tyre prej bunkerësh.
Atje, në mes të humbëtirave,
të rrethuar nga cinxuj të shushatur yjesh
që shqyenin sytë,
të rrethuar nga shamataja e parreshtur e
dallgëve,
të rrethuar nga një harrim kozmik në vetminë pa kuptim
të
netëve,
me kundragaz në kokë, si jashtëtokësorë,
shpenzonim durimin e pritjes, me vështrimin e
ngulitur
nga deti,
se mos shfaqeshin luftanijet e huaja,
me dritat e shuara
në portat e qytetit.
Atëhere lufta e ftohtë,
na kishte ftohur
vetveten, si qirinjtë.
Të vetëm, atëherë,
si në një karrotrec,
atdheun
rimorkionim në udhëkryq.
Nessun commento:
Posta un commento