I LODHUR NGA DASHURITË
I lodhur nga dashuritë
dremiste dashi përçor
me herdhet e tij të shkordhura.
Një dele atje pranë e mirrte
erë
dhe e falënderonte me
blegërima.
Ai ngrinte një hop kapakun e
syve
dhe binte prapë
në një dremitje të ëmbël.
Prilli çelte poshtë tij
një luledele
që e guduliste në ëndërr.
I kishte mbaruar
të gjitha punët e paqme
dhe
flinte si një dhëndërr.
Nessun commento:
Posta un commento