........

sabato 26 ottobre 2013

Poezitë janë si brumi i nënave tona



 




















POEZITË JANË SI BRUMI I NËNAVE TONA

 Poezitë janë si brumi i nënave tona:
marrin miellin,
bëjnë një pirg të vogël,
hapin një krater në majë,
hedhin në të shiun,
kripën.
çajnë vezët në cep të tavolinave,
i vërvitin si ca hënëza të vogla,
të verdha 
brënda kratereve
dhe pastaj i përziejnë me grushta,
i ngjeshin
dhe u japin formën që duan.

Hollojnë petë, bëjnë byreqe,
i mbushin me lakrat e mbledhura në lëndinat aty rrotull,
shtrojnë djath të bardhë, bëjnë bakllava
me dyzetë petë, e mbushin me arra,
e ngopin me sherbet.
Bëjnë brrushtull, qumështore,
hedhin oriz, makarona, mish qengji
dhe futin tepsitë në furrat
me prushin e bërë gati të shpirtrave të tyre.

Nessun commento:

Posta un commento