NJË POETEJE
TË RE
Mbaje, të lutem, nurin
femëror në poezi,
mos u përzje me ato që këndojnë me një zë mashkullor
dhe i
bashkohen një kori baritonësh.
Ruaje me këmbëngulje afshin e vargjeve të tua.
Është një avull dehës, i parezistueshëm.
një avull femëror, sensual, prej Safo-je
Mos u druaj të rrëfesh veten tënde,
duke hedhur penelata të rrëmbyera plot nerv,
duke na spërkatur me ndjenjat e tua si një përrua që
përplaset rrokopujthi mbi shkëmbinjtë.
As që ke kohë të kthehesh mbrapa e të pendohesh për
ndonjë pasazh të nxituar,
as që lodhesh të na mbushësh mendjen për ato që thua.
Nessun commento:
Posta un commento