CIKËL ME POEZI NGA JANIS RICOS
BORXHI I VJESHTËS
Shtëpia
e parfumuar tashmë e vjeshtës. Edhe një herë
akoma jemi të
papërgatitur,
pa
pulovra e pa këpucë. Re të papritura
që nga
mëngjesi errësuan kodrat. Duhet të nxitojmë
të bëjmë furnizimet, sepse pas pak mbërrijnë
erërat
me shakullima. Avujt e kuzhinës
zënë
vendin e parë në heshtjen e korridorit.
Njëri pas tjetrit
mbyllen
lokalet pranë detit. Mbi molin e lagur
paketa cigaresh të boshatisura, qeska
plastike,
gazeta
dhe
macet e braktisura, të urritura që shohin
orën e
doganës të privuar nga akrepat. Pyetje
të harruara
kërcasin
akoma si erëtreguesë të ndryshkur
mbi
çatitë e shtëpive të braktisura, pronarët e të cilave
kanë
vdekur viteve të trishta dikur pa lënë
trashëgimtarë.
Po ti, i ligështuar nga shiu dhe erërat, këmbëngul
nën
llambën tënde, mbi këtë karrike të ashpër
për t’i
lënë diçka kujt të vijë më vonë – të paktën
dy vargje,
shkruar
me dorën e shiut, që tregojnë duke
u dridhur
gjithmonë,
gjithmonë në drejtim të diellit.
Nga ELENA
Ah, po,
sa beteja, heroizma, ambicie, kryeneçësi pa
kuptim,
sakrifica
dhe disfata, disfata, dhe të tjera beteja për gjëra
që vendimet
ishin
marrë prej të tjerëve në mungesën tonë. Dhe burra
të pafajshëm,
do të
ngulnin karficat në sy, do të përplasnin
kokën
pas
murit të lartë, duke e ditur mirë që muri nuk jepet,
nuk çahet,
që të
mund të shohin të paktën nga një vrimë e hapur
pak
kaltërsi, të panjollosur nga hija e tyre e nga koha.
E ndoshta, kush e di! – atje,
ku
dikush reziston pa shpresë, është ndoshta ajo ku
zë fill
historia
njerëzore, siç e quajmë, dhe bukuria e njeriut
në mes
të hekurit të ndryshkur, eshtrave të demave e të
kuajve,
midis
trekëmbëshave shumë të lashtë mbi të cilët digjet
akoma pak dafinë
dhe tymi
ngjitet në perëndim duke u përhapur si një
bashkë e artë.
Karlòvasi, 14.VIII.87
SI NJË EPILOG
Kujtomëni
– thotë. Kam përshkuar mijëra kilometra
pa bukë,
pa ujë, mbi shkëmbenj e gjemba,
për t’u
sjellë bukë e ujë e trëndafila. Bukurinë
kurrë
s’e kam tradhëtuar. Kam humbur njësoj tërë
ç’kam pasur.
Nuk kam
mbajtur asgjë për vete. I bërë trok. Me një
zambakth fushe
kam
ndriçuar netët tona më të errëta. Kujtomëni.
Dhe
falmëni për këtë trishtim të fundit: Do të doja
të
korrja akoma dhe një herë me draprin e hollë të hënës
një
kalli të pjekur. Të qëndroja mbi prag për të parë,
duke
përtypur grurin, një kokër pas tjetrës,
me dhëmbët
prerës,
duke
admiruar e bekuar këtë botë që le,
duke
admiruar edhe Atë që ngjit kodrën në perëndimin
e artë. Vijeni re:
mbi
mëngën e majtë ka një fashë katrore ngjyrë purpuri.
Nuk
dallohet qartësisht. Mbi të gjitha këtë doja t’u
dëftoja.
Dhe
ndoshta për këtë ja vlen që të më kujtoni.
Karlòvasi, 30.VII.87
RESTAURIM
Nuk i
donte aspak zogjtë, lulet, pemët,
të
kthyera në simbole idesh, të përdorura në të njëjtën
mënyrë
nga
kundërshtarët. Ai tentonte
t’u
sillte atyre funksionin natyral. Pëllumbat,
për shembull,
jo
emblema konferencash të panumërta, po zogj
të bukur
erotikë, me hapin e lehtë, që vazhdojnë të
puthen sqep më
sqep në oborrin tim
dhe
mbushin pllakat me glasat e tyre dhe pendët
(më
pëlqejnë kështu) ose, e shumta, postierë të vegjël
që
mbartin përmes plumbave letrat e fëmijve të varfër
drejtuar Zotit, në të cilat i
kërkojnë këpucë,
fletore
dhe cazë karamele. Zambakët
jo
emblema të pastërtisë, po bimë aromatike
e
sensuale, me petalet e hapura tej e tej
që
tregojnë thekët e ngritura me polen të
artë. Dhe ulliri
jo çmim
i fitores dhe i paqes por prind frytdhënës
që jep
vajin e çmuar për pjatat tona dhe llambat,
për
skuqjet e të porsalindurit dhe gjurin e
lënduar të
fëmijës
së lëvizshëm e të pabindur, dhe akoma
për
ndriçimin modest të Shën Mërisë. Dhe unë – thotë
aspak
mit, hero apo perëndi, por thjeshtë punëtor
i
barabartë me ty, me ty dhe me të tjerët – mëditës të artit
të
dashuruar gjithmonë me pemët, me zogjtë me kafshët
dhe me njerëzit,
të
dashuruar mbi të gjitha me bukurinë e mendimeve të
pastra
dhe me
bukurinë e trupave rinorë – një punëtor që
shkruan,
shkruan
pa u ndaluar për të gjithë e për gjithshka
dhe ka
një emër të shkurtër e të thjeshtë për t’u
shqiptuar: Janis Ricos.
Karlòvasi, 12.VIII.87
STATUJAT DHE NE
Statujat,
të qeta, nuk preokupohen për kohën;
humbin
duart, këmbët ose kokën
por
ngelen gjithmonë në të njëjtën pozë, të ngritura,
ose me
shpinë në tokë, duke buzëqeshur,
ose
përmbys, duke na kthyer shpinën ne dhe
kohës,
sikur të bëjnë seks, sikur të synojnë
një
dashuri të pafund, dhe ne i shohim
me një
sfilitje të pashpjegueshme, të trishtuar. Më vonë
kthehemi
në hotelin popullor, tërheqim tendat
për të
zbutur verbimin e mesditës dhe tentojmë
lakuriq
edhe ne, të shtrirë mbi krevatin e parehatshëm,
të
imitojmë qetësinë e palëvizëshme të statujave.
Karlòvasi, 9.VIII.87
VERA E FUNDIT
Ngjyrat
e perëndimeve thonë lamtumirë. Është koha
për të përgatitur tre vlixhe –
librat, letrat dhe këmishët –
dhe të
mos harrosh atë veshjen ngjyrë rozë që të rrinte aq
mirë
edhe pse
në dimër nuk do ta veshësh. Unë,
në pak
ditë që ngelen, akoma do të rishoh
vargjet
e shkruar në korrik e gusht
edhe pse
kam frikë të mos kem shtuar gjë, në se ndonjë
të kem
hequr shumë, sepse në to pasqyrohet
dyshimi
i errët që kjo verë
me gjinkallat
e saj, pemët e saj, detin,
me
fishkëllimat e anijeve në perëndimet e lavdishme,
me
detarët nën ballkone nën dritën e hënës
dhe me
mëshirën e saj hipokrite do të jetë e fundit.
Karlòvasi, 3.IX.89
PLEQËRI
Ah, po, vjetërohen
edhe statujat edhe poezitë.
Shumë
patën marrë pjesë në këtë histori –
njerëz,
kafshë, fëmijë, lumenj, pemë,
të rinj
e të reja me motoçikleta, dy pata të bardha,
budallai
i heshtur, me një çamçakëz e peksimadh;
dhe
ishte një mesditë vere e artë dhe valëzonin
puplat e
pulës qafëprerë duke shkëlqyer në në
ajër,
dhe
gjyshe Evangjelia në kuzhinë pastronte bamjet,
dhe
një flutur e madhe u ul mbi një kripore.
Askush,
askush atëhere s’e dinte
se
përkohësia kalon në mit. Në stacionin e trenit
vjen të
ulet mbi një pankinë një plakë e veshur me
të zeza
që
mbante në prehër një shportë me vezë si të ishte
e vetmja
gjë që kishte në botë. U përgjumë atje.
Dikush
në kalim i vodhi shportën. Dhe bie mbrëmja.
Ah, po,
vjetërohen edhe statujat, dhe poezitë dhe
kujtimet e
heronjve.
Karlòvasi, 23.VII.87
RIKTHIM I
LLOGARITUR
E bukur del nga porti anija.
Tymi i kuq
në
pluhurin e artë të mbrëmjes. Pra,
për të
sajtën herë nuk të kanë pranuar apo ti ke pranuar,
një
shtëpi e bardhë mbi kodër kërkon shikimin tënd,
një
fëmijë pllaqurit këmbët në det duke buzëqeshur,
një zog
nate këndon edhe për ty.
Pra, të rikthejmë
përsëri, kurorëzojmë
mbi
xhamin e plasaritur këtë fluturë të vogël.
Nga DELFI
(...) Po përse shërben
gjithë kjo?
Shpesh këto kolona në qartësinë e sulfurtë të hënës,
ngjajnë
me dhëmbët e thyera të një perëndie gjiganteske, dhe
shkallët e teatrit
janë si macellat lakuriqe të gjigantëve të vdekur,
macella lakuriqe, të qeta dhe indiferente
pa patur tashmë nevojën më të vogël
për ushqim, për puthje, për gërthitje, pa
poshtërimin e humbjes më, krekosjen e fitores, vetëm
me fitoren e palëvizëshme e të papërcaktuar të
lakuriqësisë.
E përse shërben, pra,
gjithë kjo? – komentet, përsëritjet,
interpretimet, përkthimet, ringjalljet, imitimet?
Këtë pasdite kam vënë re
mbi mermeret e teatrit antik të ngrihen
skenarët tanë bashkëkohorë, pa vlerë, prej brumi letre
dhe jute
të lyer me vernik,
në dritën e ditës që po shuhej – kolona prej brumi letre,
pishtarë prej brumi letre, për një prezantim të Eskilit
o të
Euripidit – nuk e kam venë re;
mbaronte spektakli,
spektatorët duartrokisnin,
çuçurisnin,
shtyheshin tashmë drejt daljes, blenin qiqra të pjekura
ndërsa perëndimi tononte me të kuq hijet dhe mermeret.
Megjithatë, mbi gjithë ngutjen dhe rrëmujën për
përkthimet,
do t’ju thoshja se mbetet e pacënuar dhe e patjetërsuar
thirrja e heshtur e të Papërkthyeshmes, e thellë,
arrogante,
e huaj, e megjithatë e jona,
- thirrje që të përtërin dëshirën
ta përkthesh; dhe zbulon tashmë
një afinitet të ëmbël midis dritës së mbrëmjes dhe
mermereve,
midis kolonave të varfëra prej brumi letre dhe tempullit
të Apolonit,
midis maskave antike, koturneve, skeptrave
e këtyre bastuneve të
fshatarve
dhe shamive të zeza të nënave (...)
MBRËMJE GRI
Më dhemb në gjoks bukuria, më dhembin dritat
në pasditen e ndryshkur, më dhemb
kjo ngjyrë përmbi retë -
vjollcë e plumbtë,
vjollcë që ta shpif, gjysëmunaza e hënës
që sapo shndrit – më dhemb. Kalon një anije.
Një barkë, remat, të dashuruarit, koha.
Djemtë e djeshëm janë vjetëruar. Nuk mund të kthehesh
mbrapa.
Mbrëmje gri, hënë e hollë, më dhemb koha.
TEATRI ANTIK
Kur,
drejt mesditës u gjend në mes të teatrit
antik,
ai, një
grek i ri, i çliruar nga dyshimet, por i bukur sa ato,
lëshoi
një brritmë (jo admirim, admirimin nuk e ndjente aspak,
dhe në se do ta kishte
ndjerë ,
sigurisht
nuk do ta kishte shfaqur), një brritmë e theshtë ,
ndoshta
për gëzimin e papërmbajtur të rinisë së tij
dhe për
të testuar kumbimin e vendit. Përballë,
sipër maleve
vertikale, jehona përgjigjet –
kjo
jehonë greke që nuk imiton, nuk përsërit
por
thjesht vazhdon në një lartësi të pamatëshme
thirrjen e
përjetëshme të brohorimës ditirambe.
Përktheu: AGIM MATO
Nessun commento:
Posta un commento