........

domenica 25 gennaio 2015

Pasdite në Ksamil




PASDITE NË KSAMIL

Pasdite, rrezet e pjerrëta të diellit e mbushën detin me
      vezullime
si  me mijëra pasqyra të thyera.
       
Briza verore që filloi nga perëndimi
e shkundi zagushinë e ishujve të gjelbër,
zagushinë e plazheve me çadrat e vendosura në kuadrate,
 ku trupat lakuriqe të pushuesve filluan të lëvrinin.  

Një tufë palumbarësh të rinj me pajime zhytjeje ngjiteshin 
                                                prej thellësive nënujore
si një tufë delfinësh të gëzuar.

Duke lënë Ksamilin e zhurmshëm,
pa ju ndarë buzës së detit
të mbushur me gumëzhitjen e lokaleve,
hidhesha mbi shkëmbinj,
në spitharat me shëllirë,
ku notonin mes kristalesh
gjethe ngjyrëhiri të ullinjve.

Hija ime ra papritur
mbi kryet e një çifti të përqafuar,
dy metra poshtë meje,
shtrirë mbi rërën e pakët,
midis shkëmbinjve.

Ajo si një sirenë
me flokët lëshuar,
gjoksin kish zbuluar.

Bëra t’i iki skenës intime
po këmba më ngeci
në thepat e shkëmbinjve.

U ndjeva i  zënë në çark nga fati i keq.
Ata u çuan,  erdhën për ndihmë,
po këmba 
ishte ndrydhur për dreq.

Ç’e deshe, thashë, itenerarin nëpër gjiret e Ksamilit,
ku deti, ishujt, atje tej,
atë pasdite xixëllinin!

Nessun commento:

Posta un commento