EMRI THËLLËZË
Histori
e vitit 1916
Kur
erdhi në jetë nëna ime në Moskofilin e mbushur me
bajame dhe fiq
deti,
në rrugën
që të çonte në shtëpinë me portën e gurtë të
Karreçajve,
u dritësuan
odat e lashta nga urimet dhe uratat.
Çuk-çuk,
feksi dhe hoxha. La këpucët që jashtë derës
dhe në magjarinë
e madhe,
u
rehatua mbi çilte
në qoshe
të vatrës,
ku
i hapën vendin.
Të
gjithë diskutonin
për
emrin që do ti shkonte sërës së saj si një zonjë e
nesërme
dhe mendjen
s’e patën
kur nga dritarja
fluturimthi
hyri një thëllëzë mali.
E
tromaksur u end mbi kokat
me shami
të bardha të grave,
mbi
kokat e burrave
që
festet i kishin hequr.
Thëllëza
s’kish ku të fshihej
po nën djep të porsalindurës
shkoi e mblodhi krahët
shkoi e mblodhi krahët
me
zemrën që i dridhej.
Atëherë
hoxha u ngrit e tha:
“Mos u
lodhni hiç për emrin,
Perëndia,
që i qofshim falë,
deshi
dhe e solli
e ne
dhuratën s’do t’ia kthejmë.
Thëllëzë
do të quhet,
për bukuri dhe urtësi
atyre do t'u ngjajë."
Foshnja që
Thëllëzë do quhej gugiti si në ëndërr.
Hoxha
qeshi sa e dëgjoi,
mbathi
këpucët te dera
dhe
xhybja e tij e bardhë
humbi në shtegun me
fiq deti.
Nessun commento:
Posta un commento